• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

13 tetori? Ristani: Jo pa dakordësinë e palëve, Basha të futet në zgjedhje me Ramën, nëse s`e largon dot ndryshe

by Java News
18/07/2019 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

13 tetori, data e re e zgjedhjeve të dekretuar nga Presidenti Meta, Arben Ristani e cilësoi si të pamundur dhe të pavlefshme nëse palët nuk bien sa më shpejt dakord .“Nuk mund të ketë 13 tetor nëse nuk ka dakordësi mes palëve” tha Ristani nga studio e emisionit “Real Story” duke shtuar gjithashtu se sa më shumë ditët kalojnë pa arritjen e një marrëveshje aq më i vështirë dhe i pamundur bëhet 13 tetori.

Ristani cilësoi se dialogu dhe reflektimi sa më shpejt mes palëve politike është gjëja e duhur për kthimin në normalitet të vendit.

“Për momentin politika është kapur pas datës 13 tetor që sigurisht pas arritjes me dakordësinë e palëve mund të ketë një 13 tetor. Kjo nuk do të ishte një çudi e madhe, megjithëse gjërat kanë shkuar larg tashmë. Mbase pasi të dal nga loja edhe 13 tetori do të shtrohet ndryshe, por unë shpresoj më shpejt tek një reflektim për situatën. Këtu kaosi është prezent, këtu çuarja e shtetit në një absurditet është i prekshëm, të gjithë e shohim dhe e dimë, ne ecim mbi mina në rrugë tonë dhe shpresoj shumë që mendjet të ndriçohen dhe njerëzit të ulen në bisedime dhe të gjejnë gjuhën për të mirën e këtij vendi. Unë besoj se vendi duhet futur në rrugën e vet normale dhe në të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shqiptarët të vendosin se si dhe nga kush duan të drejtohen”, tha Ristani

Ristani ka komentuar edhe vendimet e ndryshme të gjykatave për konfirmimin e mandatit të Kryetarëve të rinj të Bashkisë, duke cilësuar se kjo ndodh për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Por shtoi se sa më shumë njihen mandatet e kryetarëve të rij, aq më i pamundur bëhet 13 tetori si një datë reale.

Ristani deklaroi se PD duhet të reflektojë, pra të futet në zgjedhje me Ramën, nëse s`ka mundësi për ta larguar atë në rrugë tjetër. “Me Ramën apo jo? Nëse çështja është e realizueshme, dakord, por nëse nuk e arrijmë dot, duhet të futemi në zgjedhje me Ramën, të përballemi. Shembujt i kemi, nuk do shpikim në këtë mes. Është vendimmarrja institucionale e PD është nuk ka dialog me Ramën. Unë besoj që ka nevojë për reflektim, ka nevojë që të mblidhemi ta diskutojmë. Të gjendet mënyra të shkohet në zgjedhje, qoftë dhe në zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët të papërfaqësuar sa i përket votave të djathta. Ky rezultat është një rezultat shumë i keq që duhet korrigjuar. Prishen balancat e demokracisë, për mua do duhet të gjejmë mënyrë për të shkuar dhe në zgjedhje të parakohshme”. /Realstory.al

g.kosovari

Next Post
Inva Mula rrëzon portalet: Lajmi për ndarjen me Hetemin i pavërtetë, ja pse e përhapën

Inva Mula rrëzon portalet: Lajmi për ndarjen me Hetemin i pavërtetë, ja pse e përhapën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

September 22, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet litri i naftës dhe benzinës!

September 22, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK në aksion, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi në Durrës! (EMRAT)

September 22, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

September 22, 2026
Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

September 22, 2026
Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

September 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

September 22, 2026
Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

September 22, 2026
“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com