• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

13 krizat e reja të njerëzimit, nëse jeni me zemër mos e lexoni

by Java News
28/11/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ju lutem mos e lexoni këtë artikull nëse nuk keni zemër të fortë. Kjo është lista e 13 krizave me të cilat besoj se po përballemi. Ndoshta ka edhe më shumë. Ju lutem jini të lirë të shtoni nëse mendoni se ka edhe të tjera. Më vjen keq t’ju them se nuk është një lexim i këndshëm”. Eshtë ky paralajmërimi që jep shkrimtari George Monbiot në një artikull të publikuar te prestigjiozja britanike, “The Guardian”.

1. I pari është Donald Trump
Mesa duket kriza e parë është Donald Trump president i zgjedhur i SHBA. Sipas tij kreu i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë është një njeri i cili nuk ka aftësinë për të ribashkuar, por ka aftësiën vetëm të hakmerret. Ai ka në xhep gjykatën e lartë. Ai rrethohet nga njerëz të cilët kanë njohuri të pakta për botën. Ai do të ketë në dorë narsenalin më të madh bërthamor dhe mbrojtjen më të shtrenjtë që një shtet mund të ketë zhvilluar ndonjëherë.

2. Së dyti sekretari i i tij i sigurisë kombëtare Michael Flynn sipas shkrimtarit është një ekstremist i rrezikshëm. Duke pasur në dorë vendimet ushtarake ai është në gjendje të veprojë pa miratimin e Kongresit.

3. Së treti skuadra e Trump përbëhet nga lobistë profesionistë që janë marrë me fushata të duhanit, ilaçeve, kompanisë financiare dhe nga bilionerë. Qëllimi i tyte politik është shmangja e taksave dhe rregullave. Këta njerëz tashmë janë në detyrë. Përveç ndikimit në botë, në shëndetin publik, në financat publike dhe stabilitetin financiar, mund të instalojë modelin politik të kompanive të duhanit të viteve ’60 të shekullit të kaluar. Pra, nëse harxhoni para dhe bashkëpunoni me media, mund të blini politikanët. Demokracia bëhet shkronjë e vdekur në letër, ndërsa shuhen alternativat politike.

4- Sfondi transatlantik
Në anën tjetër të Atlantikut, përpjekjet e britanikëve për t’u ndarë nga BE-ja duken të komplikuara. Ndoshta nuk ka përgjigje për këtë problem politik. Por, dy opsione shihen si zgjidhje: e para pajtohet me lëvizjen e lirë të njerëzve në këmbim të tregut të përbashkët, gjë që do të ishte e pakëndshme për mbështetësit e Brexit-it; e dyta BE-ja mbyll dyert e saj. Jo vetëm që mund të refuzojë të gjitha kërkesat e Qeverisë, por BE mund t’i ndëshkojë me gjobën e daljes prej 60 miliardë eurove.

5- Rreziqet e Eurozonës
Kriza e bankave italiane duket e madhe. Çfarë ndikimi do të kenë ato në mbijetesën e Eurozonës.

6. Pasojat e tyre globale
Mbetet për t’u parë a është kjo e mjaftueshme për të nxitur një krizë globale. Por, nëse ndodh kjo, qeveritë nuk mund të përdorin programin e viteve 2007 dhe 2008, sepse arkat janë bosh.

7. Automatizimi, ngrënësi i punës
Automatizimi do të shkatërrojë punët, sepse informacioni teknologjik po penetron kudo. Puna profesionet po bëhen automatike dhe ende qeveritë nuk poi kushtojnë rëndësi këtij fenomeni

8- Nëse presidente e Francës zgjidhet Le Pen
Marine Le Pen e ekstremit të djathtë ka shanse të mira të bëhet presidentja franceze. A do të jetë e mjaftueshme kjo për të minuar Bashkimin Evropian? Këtë askush nuk e di! Nëse nuk është krizë e mjaftueshme, janë disa tjera në qoshe me çka vjen një reaksion zinxhir. Mendoj se kur kjo nis, do të bëhet me shpejtësinë që askush s’e pret. BE-ja do të mund të pushojë së ekzistuari brenda një muaji.

9. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk jep shpresë për njerëzimin
Nëse Le Pen fiton, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jenë Donald Trumpi, Vladimir Putini, Xi Jinpingi, Theresa May dhe Marine Le Pen. Kjo nuk është shumë inkurajuese.

10. Marrëveshja e Klimës prishet
Programet shtetërore për ndryshimet klimatike lidhen me marrëveshjen e nënshkruar në Paris. Edhe nëse këto programe veprojnë në mënyrë të plotë (e që nuk do të ndodhë), rruga është e gjatë me ato që parashikon Marrëveshja e Parisit. E, Trumpi synon ta ndërpres këtë rrugë!

11. Pasojat në emigracion
Një nga efektet e shumta të krizës klimaterike do të jetë shpërngulja masive e njerëzve .

12.60 të korrurat e mbetura
Sipas organizatës së OKB-së për bujqësi, kanë mbetur vetëm 60 vite me të korrura!

13. Plakja e shpejtë
Çdo herë e më shumë ka banorë pleq, e më pak të porsalindur. Bota po vdes me shpejtësi të madhe!
Ju mjaftojnë kaq? Një nga veçantitë e këtyre krizave të komplikuara është se nuk ka ‘anë tjetër’ për të kaluar apo zgjidhur . Është vështirë të imagjinohet që qeveritë do të heqin dorë nga kontrollet, se miliarderët do të ndalen së manipuluari me opinionin publik, se BE-ja e shkatërruar do të bashkohet. Çështja kryesore është se s’i ti shmangim krizat dhe a mund t’i shmangim? Çfarë duhet bërë për t’ia dal?
E di që ky shkrim mund t’ju shkaktojë depresion, por ky nuk ishte qëllimi im. Doja thjesht t’ju thoja që të fokusohemi në qëllimet tona kryesore.

ma.me
Next Post
Arrestohet grabitësi i karburanteve, Geraldo Guci, punonjës i Gardës së Republikës

Grabitja me kamerat fikur, dyshohet për bashkëpunim me punonjësit, 9 të shoqëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com