• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

13 gabimet e Zelenskyt!

by Dritan Hila
03/03/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

1-Nuk mund të shkosh me tuta në Shtëpinë e Bardhë. Perandoritë nuk e honepsin informalitetin. Veshjet ekzotike kanë vlerë aty ku nuk të konsiderojnë dhe të pranojnë vetëm për show.

2-Nuk mund t’i drejtohesh princit trashëgimtar (zv/presidentit) me iniciale Xhej Di, por me titullin e plotë: Zoti zëvendës president Vance. JD mund ta thërrasë edhe hidrauliku që ka shkuar t’i rregullojë sifonin e shtëpisë, por jo një vasal në takim zyrtar në prani të kamerave.

3-Nuk mund të shkosh në një takim zyrtar pa përkthyes për më tepër me një anglishte të mjerë. Përkthyesi të krijon status dhe jep kohë të mendosh përgjigjen dhe kontrollosh impulset.

4-Nuk mund të kryqëzosh duart në gjoks gjatë takimit ku shkon për të lypur. Duhet të shtrish pëllëmbët dhe t’i mbash të mbështetura mbi gjunjë. Është një gjuhë trupi që i takon mbretërve ose gjeneralëve, jo hallexhinjve.

5-Nuk mund të quash aleat shtetin që të mban në këmbë prej 11 vitesh. Je thjesht një klient i tij.

6-Nuk mund të kërcënosh vendin më të fuqishëm të botës me fraza të tipit “po rashë unë, rusët do kapërcejnë oqeanin dhe vijnë tek ju”. Është fyerje e statusit të tyre dhe shenjë barazimi.

7-Nuk mund të takosh para pritjes zyrtare armiqtë (demokratët) e njeriut që sapo ka ardhur në fuqi me votë solide. Mund ta bësh pas katër vitesh, por edhe atëherë je i vogël që të futesh në lojë të madhe.

8-Nuk mund të bësh debat sikur je në studiot televizive të Kievit. Do fitosh më shumë në sytë e botës nëse hesht ose përgjigjesh shkurt me fraza të përgjithshme të tipit “keni të drejtë”, “ ju na kuptoni shumë mirë”. Mos mendo se ata që të ofrojnë asistencë spiunazhi dhe mbulim satelitor, nuk e njohin situatën.

9-Mund të kesh fituar pikë në sytë e anti-imperialistëve që flenë në dyshekë të ngrohtë dhe antiamerikanizmin e kanë për sport. Pasojat i paguajnë djemtë e tu që janë në llogore.

10-Është gabim perceptimi kur mendon që lufta jote mbrojti botën e lirë. Amerikanët mendojnë se të kanë ndihmuar mjaftueshëm që të mbrosh veten tënde, ndaj tani duhet të paguash.

11-Nuk të ndihmojnë dot lakenjtë nëse nuk ke bekimin e mbretit. Takimet e karshillëkut nuk vlejnë për një njeri në hall, veçse i shtojnë zemërimin mbretit. Sikurse nuk kanë ç’të duhen engjëjt nëse ke mik Zotin.

12-Është keq llogaritje kur mendon se pasuritë e tua natyrore nuk kanë çmim dhe mund ta mbash stekën lart. Rusët mund t’i ofrojnë shoqërive amerikane 10 herë më shumë dhe në kushte më të favorshme sigurie.

13-Qëndrimi mur kundra murit, sipas sondazheve, ka ngjallur simpatitë edhe të atyre që dje ishin kundra teje. Mos u gëzo. Do ndërrojnë qëndrim një ditë më vonë sipas humorit të ditës dhe çmimit të gazit. Faturën do ta paguash ti.

 

Next Post
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Nis shpërndarja e bonusit të pranverës, Gonxhja: 22.718 pensionistë e kanë marrë brenda ditës së parë

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Një analizë brilante e z.Hila Faleminderit

    Reply
  2. ppa says:
    1 year ago

    Analize brilante ???? Nuk mora mundimin ta lexoj; analizen e fillon nga viktima???

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In