Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bulqizës, në një automjet.
Mësohet se automjeti ku ka ndodhur shpërthimi ishte në pronësi të një biznesmeni kromi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë të re dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të këtij shpërthimi.









