• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘126 mln USD me pak se parashikimi’, Tabaku: Qeveria, probleme serioze me taksat!

by Java News
27/12/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një reagim të gjatë në facebook, ku analizon situatën ekonomike në vend si edhe buxhetin, deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan se rritja ekonomike rezulton përherë më e ulët se sa pritshmëria qeveritare ndërsa mbledhja e të ardhurave është e mangët.

“Deri më tani në buxhetin e shtetit rezultojnë 126 mln USD më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë (pra nga parashikimi i kryer në Janar 2018).” –shkruan Tabaku, ndërsa thekson se subvencioni i vetëm qeveritar që ka funksionuar në vend është ai i mbështetjes së krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

Postimi i plotë:
Një emërues i përbashkët i qeverive Rama ka qenë mospërmbushja asnjëherë e pritshmërive ekonomike që vetë janë vendosur prej tyre. Për çdo vit buxheti i miratuar nga qeveria nuk përmbushet anjëherë dhe ndryshohet në mes të rrugës përmes akteve normative. Rritja ekonomike rezulton përherë më e ulët se sa pritshmëria qeveritare ndërsa mbledhja e të ardhurave është e mangët.

Kësaj aksiome rilindase nuk i shpëton as buxheti 2018 i cili u miratua me pompozitet dhe që rezultoi si çdo vit buxhet varfërimi. Deri më tani në buxhetin e shtetit rezultojnë 126 mln USD më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë (pra nga parashikimi i kryer në Janar 2018). Doganat dhe tatimet kanë grumbulluar 122 mln USD më pak se sa buxheti fillestar i propozuar nga qeveria.

Kjo rënie e vazhdueshme e të ardhurave ka dy arsye: së pari taksa progresive e cila ka sjellë një sistem ku nxitet informaliteti dhe ku bizneset janë detyruar në masë të deklarojnë më pak të ardhura, qoftë prej rritjes së vazhdueshme të taksave qoftë dhe prej rënies së përgjithshme të fitimeve. Dhe së dyti rënia e konsumit e cila vihet re në mënyrë të menjëhershme tek të ardhrurat që mblidhen nga TVSH. Kjo duke qenë se ndër të tjera TVSH mat edhe në mënyrë indirekte konsumin mosrealizimi i të ardhurave prej 63 milionë Euro tregon së pari një rënie konsumi dhe së dyti që vendosja e TVSH tek biznesi vogël nuk ka pasur efektin e dëshuar por informaliteti vazhdon.

Kjo sigurisht që reflektohet në mbyllje të biznesve të cilat duket se e kanë të pamundur që të përballojnë rritjen progresive të taksimit mbi to. Rritje që sikundër është e qartë për çdo qytetar shkon në xhepin e oligarkëve apo për luksin e qeverisë. Zëri i Investimeve publike, në buxhet, rezulton të ketë një mosrealizim prej 290 mln USD (1 e treta e investimeve nuk është realizuar akoma). Në vlerën prej 570 mln USD të disbursuar nga qeveria vërehet përkujdesja që qeveria të paguajë projektet disa miliardëshe të inceneratorëve e koncesionet në kurriz të investimeve publike në përgjithësi.

E vetmja “mrekulli” e rilindjes është krijimi i ekonomisë së narkosit. Subvencioni i vetëm qeveritar që ka funksionuar në vend është ai i mbështetjes së krimit të organizuar dhe grupeve kriminale. Kjo ka sjellë për rrjedhojë zhvlerësimin e euros në një kohë kur monedha europiane është në rritje të vazhdueshme në treg. Sakaq, ky zhvlerësim ka vendosur një lak në fytin dhe të prodhuesve shqiptarë e veçanërisht të fasonëve të cilët janë duke pasur një rënie të fitimeve të tyre. Kjo situatë stagnacioni dhe kjo rënie e paralajmëruar tashmë e fitimeve të këtyre kompanive do të bëjnë që bilanci negativ tëthellohet akoma dhe më shumë në ditët e fundit të vitit. Pra më pak punësime, ulje page madje edhe shkurtim të vendeve të punës.

Aktet normative, korrigjimet sporadike të taksave, dhe çdo rregullim tjetër mund të ishin zgjidhje disa vite më parë. E vetmja zgjidhje mbetet rikonceptimi i sistemit fiskal me një taksë të sheshtë, dhënia frymë e biznesit privat, rikonceptimi i modelit ekonomik për të gjetur burime të tjera rritjeje si dhe mbështetja me politika fiskale e atyre që punojnë duke promovuar tregun e lirë dhe jo tregun e komanduar të oligarkëve, siç ka ndodhur në këto vite!

Dhurata e qeverisë për shqiptarët në 2018 ka qenë një buxhet me më shumë taksa dhe me më pak mundësi punësimi. Si dhe abuzimi me 957 mln euro me fondet e buxhetit që raporton KLSH në auditimin e fundit për buxhetin e shtetit.

/a.meta

Next Post
Smartfonët po na vjedhin kohën! Rezultatet tronditëse të studimit

Smartfonët po na vjedhin kohën! Rezultatet tronditëse të studimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In