• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rriten ndjeshëm shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

by Java News
20/09/2022 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Kosova kanë intensifikuar shkëmbimet tregtare gjatë 8 muajve të parë të vitit 2022.

Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën e 89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Kosova ka eksportuar 45 për qind më shumë mallra drejt Shqipërisë edhe në muajin gusht duke kapur vlerën e 12 milionë euro, sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave në Shqipëri INSTAT.

Po ashtu, Shqipëria ka shënuar gjithashtu një rritje të eksporteve me Kosovën në periudhën janar-gusht të këtij viti.

Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 214 milionë euro, krahasuar me 202 milionë euro të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Në muajin gusht 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me gushtin 2021 janë: Italia , Spanja dhe Gjermania.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, përveç Kosovës, janë edhe Maqedonia dhe Kina .

Gjatë këtij 8-mujori vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, përveç Kosovës me 39.85 për qind janë edhe Italia Turqia dhe Greqia.

Në Gusht 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 48,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 10,8 %, në krahasim me Korrik 2022.

Në Gusht 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 66,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 47,3 % të importeve gjithsej.

Next Post
Debate te “Siguria”, deputeti i PD-së braktis mbledhjen! Lame: Mua më ka dekoruar Nishani, ta dija e kisha vënë në qafë sot

Debate te "Siguria", deputeti i PD-së braktis mbledhjen! Lame: Mua më ka dekoruar Nishani, ta dija e kisha vënë në qafë sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com