• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvend / Beqaj përplaset me Vokshin: Akuzat vijnë nga lobet që ju financonin

by A R
04/02/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Albana Vokshi dhe ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë debatuar ashpër në seancën parlamentare, lidhur me sistemin shëndetësor. Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Beqajn për abuzimet me koncesionet në këtë sektor. Vokshi tha se 3P-të, nuk janë për partneritet publik privat, por “partneritet për përvetësimin e parave”.

“Sistemi i shëndetësisë ka rënë nga koncesionet. Kjo u pa edhe te përballimi i situatë pas të lënduarve nga ngjarja në Dardhas. Reagimi i vonuar për transportim me helikopter të pasagjerëve në gjendje të rëndë, tregoi edhe situatën e rëndë në këtë sistem. Dilema për t’u zgjidhur është drejtësia. A do t’i jepet fre abuzimeve me koncesionet. Shuma marramendëse përfundojnë në llogari bankare të pushtetarëve. Sot kemi tre 3 P, partneritet për përvetësimin e parave. 47 punonjës të pushuar nga punë në Pukë, 60 në Elbasan, 60 në Tepelenë. Vetëm dy ditë më parë Albina Deda ishte në Pukë, dhe pamjet aty ishin tronditëse”, tha Vokshi.

Ministri Beqaj ka reaguar pas akuzave të opozitës për sistemin shëndetësor në vend. Beqaj tha se po punohet me reformimin e sistemit shëndetësor, dhe për ngritjen e një sistemi unik emergjence. Në këtë mënyrë, sipas ministrit Beqaj, do të shkurtohet të paktën koha e vajtjes së autoambulancës në vendngjarje.

Ministri akuzoi qeverinë e kaluar se në 8 vite nuk u bë asgjë për urgjencën e Tiranës, duke u shprehur se nevojë emergjentë është shtimi i numrit të personelit që ofrojnë shërbimin e urgjencës dhe me autoambulancat.

“Nëse ka një institucion mjekësor për të cilin opozita duhet të heshtte është pikërisht Urgjenca e Tiranës. Në 8 vite vetëm kaq mund të bënit. Në çdo vend të botës mbahen raporte se çfarë veprimesh bën mjeku dhe infermieri. Ju i keni vënë mjekët në çdo lloj presioni me këto lloj paçavuresh. Por ky është ndryshimi rrënjësor që po ndodh. Në çdo vend të botës, evidentohet çdo gjë. Ju e latë urgjencën e Tiranës me 3 autoambulanca. Për këto ambulanca duhen mjekë. Ne e kemi thënë që brenda marsit do të shtojmë stafin për të ofruar shërbimin me autoambulanca. Më thoni ku i kanë qytetet e tjera urgjencat? I kanë brenda spitalit. Dhe ne këtë po bëjmë. Nëse Tirana ka pasur një pikë urgjence në ’90, po sot që Tirana është rritur kaq shumë në numër si bëhet kjo. Të paktën kohën e vajtjes së autoambulancës në vendngjarje ta kemi më të shkurtër. Ka nevojë për strategji. Dhe ne këtë po bëjmë, po ngremë një sistem unik emergjence”, tha ministri Beqaj.

Ndërkaq, deputetja Vokshi ka hedhur akuza se në vendin tonë hyjnë barna të skaduara na Serbia, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

“Ministrin e ka kapur paniku, dhe nuk guxon të ballafaqohet me deputetët, mjekët dhe mediat, ngaqë nuk ka si të mbulojë skandalin e tij. Edhe në Komisionin e Shëndetësisë e theksuam se ky akt duhet të na shqetësojë të gjithëve. Si mundet një ministër të shkelë kushtetutën, të shkelë çdo rregull, mos jemi ne një shtet autoritar. Dita po ofron, dhe nuk do keni më as rast të njoftoni urgjencën e Tiranës”, vijoi deputetja Vokshi.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është ndalur edhe tek problematikat me të cilat ndeshen pacientët në ditët e sotme në qendrat spitalore. Beqaj tha se tashmë defektet në pajisje rregullohen për 2 ditë, dhe jo siç ndodhte sipas tij në qeverisjen e kaluar.

“S’është më lajm tani se prishet rezonanca, skaneri, pajisja e kobaltit, se rregullohet për dy ditë. Iku koha kur rregullohej për tre muaj. Atë model kishit zgjedhur. Ndaj mos bëni politikë me strategjitë. Ne kemi marrë përsipër t’u ofrojmë shërbim shëndetësor pa pagesë shqiptarëve. Akuzat e tjera nuk më bëjnë përshtypje. Vijnë nga ato lobe që ju kanë financuar dikur, dhe u janë ndërprerë financimet. Regjistronit barna të ardhura prej dy ditësh, dhe linit pa regjistruar barna të ardhura prej 2 vitesh. Dhe thuajini atij kryetarit që të mos flasë për kompani që iu janë prerë financimet, por të flasë për hallet e shqiptarëve. Lidhur me akuzat për shkelje të kushtetutës, do të thoja se jam një ministër që kam marrë më shumë se kushdo pjesë në komisione. Por unë nuk mund të jap shfaqje teatrale. Ka një normë, që të mërkurën në 11, jam në Këshillin e Ministrave. Dhe orari i një seance dëgjimore, mund të bëhet edhe në një ditë tjetër”, tha ministri Beqaj.

Por deputetja Vokshi i ka kërkuar ministrit që t’i kërkojë falje mjekëve të Urgjencës së Tiranës dhe pacientëve. Vokshi tha se Urgjenca e Tiranës i është përgjigjur edhe vetë ministrit Beqaj, në rast nevojë, si dhe kryeministrit Rama.

Ministri Beqaj tha se për qytetarët do të ofrohet i njëjti shërbim, por do të ofrohet më shpejt në kohë.

“Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët. Thjesht ambulanca nuk do të niset nga një pika, por nga disa. Dhe pacientët do t’i sjellë përsëri në ato spitale që i ka sjellë deri sot. Dhe Urgjenca e Tiranës, edhe për të gjithë nga fillimi e në fund. Ndërsa lidhur me sëmundjet tumorale do të jap dy të dhëna të thjeshta. Ne e trefishuam numrin e flakonëve për radioterapinë, por prapë nuk mjaftojnë”, tha ministri Beqaj.

Next Post

Mustafa: Të mos e mallkojmë shtetin, por ta zhvillojmë atë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

October 29, 2026
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

October 29, 2026
130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

October 29, 2026
KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In