• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

12 vite burg për 38-vjeçarin, u kap për vjedhje bagëtish, por u zbulua se kishte lidhje me të mitur

by A R
20/10/2025 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Pavarësisht mohimeve të tij gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues e shpalli fajtor në të dy veprat penale.

Në dëshminë e vajzës 13-vjeçare, e marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim. Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, çka ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion, shkruan A2 CNN.

Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç.

Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth. Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë.

Next Post
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 33 komuna shkojnë në balotazh

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 33 komuna shkojnë në balotazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi javën e ardhshme, mes sulmeve vdekjeprurëse në Kherson

SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi javën e ardhshme, mes sulmeve vdekjeprurëse në Kherson

November 3, 2026
VIDEO / Rama këmbëngul për dialog, fton sërish studentët në “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

VIDEO / Rama këmbëngul për dialog, fton sërish studentët në “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

November 3, 2026
Trump rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Votoni Bibin, duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

“Trump mund të godasë Iranin me armë bërthamore brenda pak ditësh” / Paralajmërimi tronditës: Netanyahu po ushtron presion, vendimi deri më 7 nëntor

November 3, 2026
Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kapin shifrën rekord prej 12 mld $

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kapin shifrën rekord prej 12 mld $

November 3, 2026
Si ëndrra për Harvardin e një vajze pakistaneze përfundoi në tragjedi

Si ëndrra për Harvardin e një vajze pakistaneze përfundoi në tragjedi

November 3, 2026
Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

November 3, 2026
Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

November 3, 2026
Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

November 3, 2026
Sulmohen nga hakerat pro rusë qeveria italiane, zbardhet mesazhi i tyre: Ndihmoni veten, pastaj Ukrainën!

Nga siguria e fondeve te mbrojtja nga hakerat, ja çfarë duhet të dini për ligjin e ri të pagesave

November 3, 2026
Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In