• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

12 startupe bëhen kohorta e pestë e Uplift Albania, akseleratorit të parë europian të startupeve në Shqipëri

by Java News
16/01/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

12 startupe nga industri si inteligjenca artificiale, financa, moda, agrikultura, e-commerce, turizmi, siguria kibernetike u përzgjodhën për tu bërë pjesë e akseleratorit të parë Europian në Shqipëri Uplift Albania.

Më 12 Janar 2024, 20 startupe u ftuan në Selection Bootcamp për të garuar për një vend në kohortën e 5-të të Uplift Albania, një akselerator i cili përgjatë rrugëtimit të tij 5-vjeçar ka diplomuar 40 startupe.

Fuqizuar nga EU for Innovation, implementuar nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj, Uplift Albania përfaqëson një sfidë por edhe mundësi për 12 startupet e përzgjedhura të cilat do të kultivohen në një ambient kur vlerësojnë biznesin dhe testojnë produktin e tyre.

Mbajtur në ambientet e ICTSlab, Uplift Albania Selection Bootcamp pati të ftuar z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Ekonominë dhe Financën, z. Sebastian Berwagner, Drejtues i programit EU for Innovation dhe znj. Edina Kozma, zëvendës përfaqësuese e UNICEF Shqipëri të cilët përshëndetën aktivitetin.

Për të ndarë historinë e saj të suksesit, e ftuar ishte dhe znj. Briseida Gjoza, CEO e ConsciESG – një prej startupeve fituese të edicionit të kaluar të Uplift Albania. Suksesi i ConsciESG u afirmua me një investim mijëra dollarësh.

Partner drejtues i ICTSlab dhe bashkëthemelues i ICTSmedia, z. Kushtrim Shala e hapi Selection Bootcamp duke mbajtur një 1 minutë heshtje në nderim të sipërmarrësit të njohur z. Dritan Mezini i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur pak ditë më parë. Në fjalën e tij përshëndetëse, ai bëri një përshkrim të shkurtër të programit i cili u detajua më pas nga moderatorja e evenimentit znj. Arjola Pazaj.

Selection Bootcamp filloi me një prezantim 1 minutë të secili prej 20 startupeve pjesëmarrëse përpara të ftuarve dhe mentorëve. Më pas erdhi workshopi Lean Canvas drejtuar nga znj. Anila Golemi.

 

Menjëherë pas workshopit, startupet u mentoruan nga 15 ekspertë të fushave të ndryshme të cilët i asistuan për të krijuar një prezantim tërheqës. Selection Bootcamp u përmbyll me prezantimet e tyre 3-minutëshe përpara jurisë e cila përbëhej nga mentorët: Igor Magzov, Gent Selenica, Andreas Rugova, Reita Haçkaj, Cameron Price, Driton Musolli, Ravik Mima, Patrik Fetahaj, Tomi Kallanxhi, Mirela Kolli, Valer Pinderi, Fatjon Gjata, Arlind Haxhiaj, Eric Czuleger dhe Anila Golemi.

Beach Master, Future Block, Marigo, Dialogo AI, Nullius in Verba (Niv), Kungul app, Patoko, Cyber Morphosis, Rumio App, Altvista, UnyoCorp-Blite dhe GreenGuard ishin startupet të cilat u përzgjodhën për të ndjekur programin 3-mujor të Uplift Albania.

Uplift Albania është një program 3-mujor akselerimi i cili trajnon startupet në mënyrë intensive rreth modelit të biznesit, investimeve, rrjetëzimit, identitetit të markës, strategjive të shitjes dhe marketingut, aftësive prezantuese, zhvillimeve të tregut, markës tregtare dhe çështjeve ligjore dhe financave.

Edicioni i pestë priti aplikime deri më 4 Janar 2024 ku mbërritën 50 startupe dhe 72 bashkëthemelues ndërsa u vu re një pjesëmarrje e lartë e sipërmarrëseve femra.

Programi i akselerimit filloi po të njëjtën ditë që u mbajt Selection Bootcamp. E ashtuquajtur finalja e madhe e Uplift Albania, Demo-Day do të mbahet më 18 Prill 2024 ku startupet do të shpalosin të gjithë progresin e bërë gjatë programit dhe të garojnë për çmime në vlerën e 12,000 eurove.

4 startupe do të përzgjidhen për tu bërë pjesë e Bridge2EU, një udhëtim studimor 4-ditor që do të realizohet më 15-18 Maj 2024 në një vend të Bashkimit Europian. Kompanitë dhe startupet e përzgjedhura do të njihen me një ekosistem Europian inovacioni dhe sipërmarrjeje./m.j

Next Post
Shut the F**k Up!

Zgjedhjet/ Ndreca: Kjo situatë s’i shërben askujt, mazhoranca gati për reformë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com