• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

12 motive ordinere, pse opozita denigron vajzën dhe gruan e Ben Blushit!

by Kreshnik Spahiu
13/08/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ben Blushin nuk e kam as shok dhe as mik.
Ai ka qën jo vetëm kritik ndaj meje por ka shkuar edhe më tej. Në vitin 2004 kur unë reletoja në kongresin amerikan kundër qeverisë Nano në të cilën ai ishte ministër, deklaroi në parlament dhe kërkoi publikisht: “Kreshnik Spahiu duhet shpallur Non-Grata dhe s’duhet lejuar të hyj në Shqipëri”

Pavarsisht “armiqësis” që kam me Ben Blushin, kam mbetur i befasuar këto ditë nga sulmet e opozitës në adresë të familjes së tij.
Pas 7 vitesh opizitë kauza e fundit e Partisë Demokratike pasi ki konsumoj të gjitha, është sulmi frontal kundër familjes “Blushi”.
Motivet, shkaqet dhe arsyet e Partisë Demikratike janë tërsisht të qëllimshme dhe mafioze:
– sepse Ben Blushi zyrtarisht s’është subjekt i deklarimit të pasurive pasi nuk gëzon asnjë post shtetror apo publik. Subjektet e deklarimit të pasurive janë të përcaktuara me ligjin e organizimit dhe funksionimit ILDPK, por në të nuk përfshihen gazetarët, redaktorët, kryeredaktorët, drejtorët e mediave.
– sepse Ben Blushi nuk ështē as pronar dhe as aksioner i Top-Medias por thjesht i punsuar i saj.
– sepse bashkshortja e Ben Blushit të cilën e kam kolege, ka 20 vite që ushtron me sukses profesionin e lirë si juriste dhe në përgjithësi ka pasur të ardhura më shumë se bashkshorti i saj ish deputet me një pagë modeste 800 euro rrogën.
– sepse për Partinë Demokratike emri Ben Blushit është një kërcënim real, në garën për kryeministër. Në rast dështimit të Ramës apo zgjedhjes së tij president, Ben Blushi mund jetë pretendenti kryesor për karrigen e kryeministrit.
– sepse opozita heshti kur Ben Blushi i bënte opozitë Ramës 2013-2017, duke i interesuar çarja e Partisë Socialiste, por e sulmon tani që ka 4 vjet larg politikës.
– sepse Partia Demokratike mban 2 standarde. Denoncon familjen e Ben Blushit dhe mbron familjet e pronarve mafioz të mediave të tjera që miliona shqiptar i din shumë mirë pasuritë dhe paratë e tyre të pista.
– sepse Partia Demokratike lindi si parti e fjalës lirë dhe sot sulmon simbolin e penës lirë, jo si pilitikan, jo si gazetar, jo si pushtetar, jo si publicist por me “libër shtëpie”
– sepse vajza 20 vjeçare e Ben Blushit nuk mund të shndërrohet në kauzë të fitores politike të Partisë Demokratike. Një opozitë që merret me fëmijët adoleshentë gazetarësh.
– sepse opozita është zhytur në mediokritet dhe me nivelet e Gaz Bardhit është disa shekuj larg intelektualizmit elitar të Ben Blushit.
– sepse në thelb kjo s’është strategji as e opozitës dhe as e Lulzim Bashës por hakmarrje personale e Sali Berishës pas një emisioni serial që Top Channel realizoi për famijen “Haklaj”
– sepse axhenda opozitës është shndëruar në menu e halleve familjare të Sali Berishës. Ndonse Lulzim Basha hesht, i gjithë arsenali i Partisë private të Berishës është orjentuar kundër familjes Blushi.
– sepse vetëm Berisha nuk njeh as Kanun dhe as të drejtë zakonore por kërcënon në familje çdo kënd që e sheh rrezik për familjen e tij si mesazh mafioz: “Mos u merr me familjen time, sepse të pret i njëjti fat.
Thënë troç dhe shqip: Sali Berisha futi metodën e denigrimit dhe sulmeve në familje dhe jetën private ndaj çdo kundërshtari.

Nuk e di nga i rrjedh ku mllef dhe kaq vrer me familjen e Benit dhe çdo kritiku që guxon ti pëmendi emrin Berishës.
Ndoshta, Ndoshta është i kompleksuar nga origjina e tij, pasi ka hyrë në histori si i vetmi President dhe Kryeministër që prindrit dhe motra e vëllezër i mbante në anonimitet.
Ndonse qeverisi 30 vjet, populli s’ja di as emrat dhe as profesionet prindërve të doktorit.
Gjithsesi, ai gjen dhe bën.
Sot askush nuk merret me familjen e atij që qeverisi 30 vjet, por me vajzën 20 vjeçare të një gazetari pa pushtet.
Më pas kjo shoqërohet me qindra komente dhe blogje të militantve në rrjete sociale.
Fundja, s’kan faj: Është porosi dhe orjentim politike nga “Legjenda” e partisë, të cilit nuk i njohin as emrin e babit.

Next Post
Vaksina do të kushtojë 10 dollarë, Rusia e vendosur të nisë prodhimin e “Sputnik V”

Vaksina do të kushtojë 10 dollarë, Rusia e vendosur të nisë prodhimin e “Sputnik V”

Comments 1

  1. Safeti says:
    5 years ago

    o lope, ti duhet te japesh llogari per gjendjen ne te cilen eshte sistemi i drejtesise sepse ti ishe ne krye te institucionit qe menaxhonte ate sistem. Ti, je as me pak e as me shume por po aq fajtor sa Gjin Gjonet qe i mbrojte sa ishe ne krye te institucionit.

    Reply

Leave a Reply to Safeti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Dita më e ftohtë e janarit”, meteorologia: Ja sa do të ulen temperaturat

January 12, 2026
“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

January 12, 2026
Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

January 12, 2026
Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

January 12, 2026
Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

January 12, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

January 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In