• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

12 % e administratës ngel në testim, nga 905 punonjës vetëm 19 vlerësohen ‘shumë mirë’

by Java News
07/04/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 12 për qind e punonjësve të administratës publike nuk e kalojnë testin për përfitimin dhe përditësim e njohurive. Gjatë vitit 2017, janë testuar 905 punonjës, kryesisht të inspektorateve shtetërore, ku 106 nëpunës u vlerësuan “Jokënaqshëm”.

Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2017, raport i cili do të shqyrtohet dhe miratohet në ditët në vijim nga Parlamenti. Sipas raportit të siguruar nga Shqiptarja.com, nga 905 të testuar, vetë, 19 nëpunës u vlerësuan “Shumë mirë”. Sipas këtij trendi, 12 për qind e rreth 80 mijë punonjësve të administratës, nuk e kalojnë testin për njohuritë rreth detyrës së tyre.

“Në përfundim të kësaj procedure rezultoi se nga 905 nëpunës civilë të vlerësuar: 106 nëpunës u vlerësuan “Jokënaqshëm”. Këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një procedure trajnimi pranë ASPA-s dhe një testimi në përfundim të trajnimit, si dhe një periudhe vlerësimi tremujore; 387 nëpunës u vlerësuan “Kënaqshëm”. Këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një trajnimi brenda një viti pranë ASPA-s, për plotësimin e njohurive ku ata kanë paraqitur dobësi gjatë procedurës së vlerësimit; 393 nëpunës u vlerësuan “Mirë”; 19 nëpunës u vlerësuan “Shumë mirë””, thuhet në raport.

Çfarë ndodh me këta punonjës?
Punonjësit që janë vlerësuar “jokënaqshëm” konsiderohen jo të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Atyre do t’u jepet edhe një mundësi për t’u rikthyer në vendin e punës. Ata mund të detyruar të ndjekin trajnimin pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë.

Këta punonjës të vlerësuar “jokënaqshëm”, në procedurën e parë të vlerësimit, i nënshtrohen një periudhe vlerësimi 3-mujore, nga eprori direkt, si dhe procedurës së trajnimit për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, pranë ASPA-s. Në varësi të kategorive/grupeve, ASPA, në bashkëpunim dhe bazuar në rekomandimet e DAP-it, harton programet e trajnimit për nëpunësit e vlerësuar “jokënaqshëm” në përfundim të procedurës së testimit. Punonjësit që janë vlerësohen “jokënaqshëm” konsiderohen se nuk e kanë kaluar testimin.

Në përfundim të procedurave , bazuar në rezultatet e testimit të realizuar nga komisioni i vlerësimit dhe në rezultatet e vlerësimit 3-mujor, eprori direkt vendos përshtatshmërinë ose jopërshtatshmërinë e nëpunësit civil në pozicionin e punës.

Lirimet dhe emërimet
Sipas raportit, gjatë vitit 2017 janë liruar gjithsej 460 nëpunës civilë, ku 191 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen, 108 kanë dalë në pension, 33 janë larguar nga administrata për shkelje të ndryshme, 11 janë larguar për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit si dhe 117 janë liruar për arsye të tjera. Sa i takon emërimeve, gjatë vitit 2017, u zhvilluan 242 procedura konkurrimi për 481 pozicione të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese.

Në grafikun më poshtë paraqitet ecuria e shpalljeve për çdo kategori, krahasimisht me vendet e planifikuara për t’u shpallur. Numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2017, është 8606, nga të cilët rezulton se 3535 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje.

Ristrukturimi i ministrive, u shkurtuan 366 vende pune

Nga ristrukturimi i ministrive në vjeshtën e vitit 2017, janë shkurtuar 366 pozicione pune. “Në tetor të vitit 2017, pas krijimit të kabinetit të ri qeveritar, numri i portofoleve ministrore, si dhe organizimi i brendshëm i tyre (struktura dhe organika) ndryshuan. Si rezultat i miratimit të strukturave dhe organikave të reja, rezultoi se numri i ministrive u reduktua nga 16 në 4-vjeçarin e kaluar, në 11.

Ndërkohë që numri i pozicioneve të punës, ndryshoi nga 2494 pozicione, në 2128 të tilla, me një shkurtim prej 366 pozicione pune. Në veçanti numri i pozicioneve të shërbimit civil ndryshoi nga 1874, në 1624, me një shkurtim prej 250 pozicione pune. Duhet të theksojmë këtu se një ndër elementët e organizimit të brendshëm të Kryeministrisë dhe ministrive të linjës ishte edhe kalimi i funksioneve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të administratës shtetërore, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)”, thuhet në raportin e DAP.

Sipas DAP, që në momentin e inicimit të procesit për hartimin e strukturave dhe organikave të reja të Kryeministrisë dhe ministrive të linjës, punonjësit u njoftuan për fillimin e procesit të ristrukturimit të ministrive të linjës dhe Kryeministrisë, duke respektuar kështu afatin e njoftimit të nëpunësve civilë të paktën 1 muaj përpara.

“Pas miratimit të strukturave dhe organikave të reja, Departamenti i Administratës Publike krijoi komisionet e ristrukturimit për Kryeministrinë dhe secilën nga ministritë e linjës. Komisionet e ristrukturimit në vendimet e tyre për propozimin e transferimit të nëpunësve civilë, apo atë të përfundimit të marrëdhënies së punës në shërbimin civil për arsye të ristrukturimit, u bazuan në: (i) krahasimin e përshkrimeve të punës; (ii) përvojën e nëpunësve civilë në tërësi në shërbimin civil dhe përvojën në pozicione të njëjta apo të ngjashme; (iii) shkallën e arsimimit, kualifikimet dhe trajnimet; (iv) vlerësimet e rezultateve në punë”, thuhet në raport.

ma.me

Next Post
Shpërthimi i Satelitit “Amos 9”, miliarderët Zuckerberg e Musk  humbën 590 mln dollarë

Elon Musk: Njerëzimin do ta mposhtë një robot diktator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

July 22, 2026
SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

July 22, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

July 22, 2026
Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

July 22, 2026
Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

July 22, 2026
Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

July 22, 2026
“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

July 22, 2026
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

July 22, 2026
Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

July 22, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dumbabistët e rinj

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In