• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Azemin në Romë dhe Athinë, bisedat sekrete me diplomatët e huaj

by Java News
01/06/2022 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

Me Azemin në Romë dhe Athinë

1.Plepat e gjeneralit italian: Ramponi

10 Qershor 1992. Ne ishim në Romë Azemi, Filipi dhe unë. Në orën 12 u futëm në zyrën e Andreotit. Na shoqëronte ambasadori, Dash Dervishi.

Ditën e dytë vizituam Vatikanin. Ditë e tretë shkuan në zyrën e gjeneral Ramponit, komandant I Xhandarmarisë Italiane.

Gjenerali na priti në paradhomë. I gjatë. I hollë. Me kostum dhe flokë të thinjura, më shumë të kujtonte një aktor kinemaje se sa një gjeneral plicie.

Gjenrali:-Në fillim do të dalim në ballkon. Duke soditur natyrën, si puna e Budës, dua t’u jap dy mesazhe… Ja, ky është kopështi që rrethon godinën. Vëreni pemët. I dalloni dy plepat që janë më të lartët? I kam mbjellë me duart e mia ditën që u emërova Komandat I Xhandarmërisë!
Azemi mu drejtua mua:- Burrë I mëçëm! Me këtë gjest do të tregojë se në polici njerëzit nuk lëvizin si gurë shahu! ( Vallë çfarë do të mendojë sot gjenerali në pesion, po të mësojë se në Sarandë në tre vjet janë këmbyer 36 shefa rendi!? Po për faktin që në qeverinë socialiste ministrat e rëndit nuk e gëzojnë vitin?!)

Gjenerali:– Zoti Hajdari! Nga mënyra si fole me zotin Çela, e mora vesh se e kuptuat mesazhin tim…Tani vështroni atë veturën e lënë pak mënjanë nga shoqet…Edhe ajo e ka një histori: Disa muaj më parë Italia I fali Shqipërisë disa automjete për policinë. Një nga drejtorët e ministrisë suaj, kohë më parë ja hipi kësaj makine dhe mbriti në Budapest. Ka menduar të kursei, derëziu!…Por çfarë ngjau? Makinën ja vodhën dhe siç e shihni ka përfunduar në oborrin tim!…Zoti Hajdari! Një polic që nuk është I zoti të ruaj makinën e tij, si mund të jetë I aftë të mbrojë popullin nga keqbërësit! Mesazhi im: Bëni kujdes kur zgjidhni njerëzit e policisë! Policia është një nga shtyllat e Shtetit Demokratik!

2.

Amerika është aleati ynë strategjik…

Kthehemi në zyrë. Zëmë vend në kolltuqe. Nën avujt e kafes e mori fjalën gjenerali:
Ramponi: – Në kohën e diktaturës, shteti juaj bënte kontrabandën e cigareve. Çdo vit mbi 30 milionë dollarë. Sot ka ndryshuar vetëm tabela: Janë po ata njerëz. Dje punonin për shtetin, sot punojnë për xhepin!

Azemi:- Kjo është e tmerrshme! Në Shqipëri komunistët humbën pushtetin politik, por po fitojnë pushtetin ekonomik. Ata janë futur kudo. Nuk do të jetë e largët dita, kur metastazat e tyre do të kërcënojnë lirinë dhe demokracinë…

Ramponi:- Është kollaj të fitosh lirinë dhe demokracinë, pasi është shembur Muri i Berlinit. Por vetëm me liri nuk jetohet. Duhen investime, duhen kredi, duhen hapur vende pune, duhet të lulëzojë ekonomia e tregut. Këtu del roli i Shtetit: Të vendosni rendin, t’i presi rrënjët e korrupsionit dhe kontrabandës që në embrion! Ndryshe mentaliteti komunist i përzenë nga dera, të futet nga dritaria.
Për nja çast sikur na u “thanë” fjalët. I zoti i “shtëpisë” ra në mendime. Diçka bluan, më tha Azemi…Dhe gjenerali nisi të flasi për misionin ushtarak italian me emrin e koduar “Pelikani”: 3000 ushtarë italianë punonin në Shqipëri për shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Azemi:– Falenderojmë qeverinë italiane…Italia është komshi me Shqipërisë. Por nuk është e vetmja. Në kufi kemi edhe Greqinë. Në veri Jugosllavinë. Pak më tej Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë. Midis komshijve ka edhe xhelozi. Duke u afruar shumë me njerin, prishesh me tjetrin. Prandaj unë mendoj se aleati strategjik I Shqipërisë duhet të jetë Amerika. Sidomos në aspektin ushtarak.

Ramponi:-Amerika është larg! Për këtë flet edhe fakti që në Shqipëri janë vendosur 3000 ushtarë italianë!?

Azemi:– Lum miku, me zhvillimin që ka marrë shkenca dhe teknika, kufijtë e largësisë midis shteteve janë ngushtuar. Kjo së pari. Së dyti, SHBA-ja është violinë e parë në NATO. Së treti, Flota e Gjashtë Amerikane bën “roje” nëpër Adriatik. Së katërti, trupat italiane në Shqipëri, nuk kanë mision ushtarak, por mison ekonomik. Statusi I tyre është I përkohëshëm, aqë sa të jenë nevojat për të transportuar ndihmat.

3.

Një martesë edhe mbretërore edhe politike

Azemi:- Shqipëria ka pasur një burrë shteti të mënçur për politikën e jashtëmë. E kam fjalën për Mbretin Zog. Në kohën kur I dha Italisë konçensione të shumta ekonomike, vendosi të martohej. Bëri dy gjëra që mbeten në histori. Së pari, duke qnë myslyman u martua me një katolike. E bëri këtë për t’I treguar botës se Shqipëria është vend I tolerancës fetare. Së dyti, nusen nuk e mori në Itali, por në Hungari. E bëri këtë për t’I treguar Duçes se shqiptarët mbi gjithçka duan sovranitetin!

Në ditët në vazhdim takuam ministrin e Jashtëm. Ministrin e finacave. Një takëm me drejtorë. Kudo biseda niste dhe bitiste tek ushtarët e “Pelikanit”. A mund te shtyhet afati I qëndrimit të ushtarëve? Veç transportit mund të punojnë ushtarët edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë? Ushtria shqiptare, tha një nënpunës, nuk mund të ruaj kufijtë detarë nga klandestinët. Ajo është e paorganizuar. E pa armatosur mirë. E ushqyer keq. A nuk mund ta kryente këtë mision ushtria italiane?

-Kjo do të thotë të shkelim sovranitetin e vendit!? -Artsyetonte Azemi!…

Kur hanim drekë, Azemi ishte I shqetësuar.

-Kam një parandjenjë! Misioni “Pelikani” më sa duket është si puna e Ajzbergut. Pjesa e dukëshme është marveshja midis qeverive. Po pjesa e padukëshme?! Si mendon ti Mitro?
Unë ngrita supet…

Kaluan shumë vite, kur krejt rastësisht mësova nga leximi i protokollit të takimit Helmut Kol-Berisha në vitin 1993, se dyshimet e Azemit ishin të drejta…( Për këto prapaskena, kam botuar një artikull kohë më parë.)

4.

Zonja Çuderu! Nuk ka kompromis me pronat çame

17 Mars 1993: Përsëri të tre: Azemi, Filipi dhe unë. Tashmë në Greqi. Na priste “Zonja e Hekurt” në qeverinë e Micotaqisit, Çuderuja. Në atë mot ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Na priti me një mirësjellje ku dalloheshin më tepër kortezia e diplomates se sa delikatesa e gruas.
Çfarë kishte ngjarë? Gjatë një vizite në Zvicërr, ministri ynë i Jashtëm-Alfred Sereqi, kishte bërë një koment për Greqinë. Komenti nuk i kishte pëlqyer Zonjës. Azemi kërkoi spjegime. I tha Filipit të mbajë shënim. (Demek)

Azemi:- Këtë problem do ta diskutoj me Presidentin, kur të kthehem në Tiranë!

Çuderuja:– Ju jeni Heroi i Demokracisë që ka vrarë frikën në Shqipëri! Jeni djal i ri: Mund të jepni mendimin tuaj!

Azemi:- Bëjmë një kompromis! Në fillim unë do të bëj dy pyetje. Pasi të marr përgjigje nga Ju, do të them mendimin tim për deklaratën e Zotit Sereqi!

Çuderuja: – OKAY!

Azemi:- Në Greqi jetojnë qindra mijra shqiptarë. Kur mendoni se do të hapen shkollat në gjuhën shqipe ku do të mësojnë emigrantët? Së dyti, kur do të nisin debatet për kthimin e pronave të çamëve?

Çuderuja:– Nuk mund të përgjigjem…

Azemi:- Zonjë e nderuar! Paska çensurë edhe në Greqinë anëtare të Bashkimit Evropian?! Tani po të përgjigjem për deklaratën e Sereqit: Eshtë një deklaratë e nxituar, që nuk rimon me politikën e qeverisë Meksi…

Next Post
Nis ‘epoka’ e RedBird te Milani/ Zyrtarizohet gjithçka. Cardinale thotë fjalët e para si numri 1 i kuqezinjve

Nis ‘epoka’ e RedBird te Milani/ Zyrtarizohet gjithçka. Cardinale thotë fjalët e para si numri 1 i kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

November 3, 2026
Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

November 3, 2026
Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

November 3, 2026
Sulmohen nga hakerat pro rusë qeveria italiane, zbardhet mesazhi i tyre: Ndihmoni veten, pastaj Ukrainën!

Nga siguria e fondeve te mbrojtja nga hakerat, ja çfarë duhet të dini për ligjin e ri të pagesave

November 3, 2026
Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

November 3, 2026
Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë mjete elektrike dhe 2,6 milionë makina ‘të huaja’

November 3, 2026
Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

November 3, 2026
Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

November 3, 2026
Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

November 3, 2026
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In