• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam rritur në Turqi”/ Çekiçi: Vendi i parë në Nations League na afron me Europianin. Seferi: Vetëm fillimi për mua

by Java News
28/05/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endri Çekiçi vjen pas një sezoni fanastik në Turqi me Konyaspor dhe në prag të ndeshjes me Islandën në Nations League ai doli para mediave. Mesfushori fillimisht tha: “Që kur u transferova te Konyaspor, Cikalleshi e Bytyqi më kanë ndihmuar shumë. E nisëm mirë dhe vazhduam ashtu deri në fund. Shpresonim për vendin e dytë, por ishte sukses edhe vendi i tretë”.

“Kampionati turk është më i fortë se ai slloven. Po të shikosh emrat që luajnë aty, mjafton për të treguar sa i fortë është. Jam përmirësuar shumë në aspektin fizik. Për Shqipërinë kam qenë gjithmonë gati. Kur je në fushë kushdo jep maksimumin”.

“Islanda? Kanë kaluar dy vite nga ajo fitore 4-2 me ata. Është ndeshje e re, duhet përqendrim dhe të harrojmë atë që ka kaluar”.

“Përjashtimi i  Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin. Dy kundërshtarët kanë pak a shumë të njëjtin nivel. Duhet të futemi për vendin e parë. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe kemi besim se mund t’ia arrijmë qëllimit”.

“Nëse dalim të parët në grup, na jep mundësinë të kualifikohemi më lehtë në Europianin e radhës. Vendi i parë duhet të jetë objektivi kryesor. Kemi lojtarë që luajnë në klube të mëdha, janë mësuar me presionin dhe nuk do të jetë problem”.

“Bare dhe Laçi janë lojtarë të rëndësishëm. Kemi Gjasulën, Asllanin, Bajramin e të tjerë. Duhet të japim maksimumin. Ata do na bashkohen në grumbullimin e radhës. Në këto dy vitet e fundit ka qenë i njëjti grup. Harmonia në grup do të jetë pika jonë më e fortë”.

Taulant Seferi është rikthyer në kombëtare dhe sot para mediave ai ka deklaruar: “Kombëtarja ka bërë ndeshje të mira në mars. Jemi ngjitur në grupin B në Nations League, Objektivi është vendi i parë, Grupi i lojtarëve është i mirë, kam shumë besim se do të bëjmë një hap shumë të  mirë”.

“Jam shumë i lumtur që dola kampion me Tiranën, por festa mbaroi atë ditë. Tani jam i fokusuar te Shqipëria. Jam i lumtur për ftesën dhe po mendoj për ndeshjen me kombëtaren”.

“Lodhja? Jemi profesionistë dhe nuk guxojmë të na bie ritmi. Duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar. Do jemi të freskët dhe 100 për qind gati për ndeshjet”.

“Konkurrenca është e fortë, kam ardhur të bëj maksimumin. Trajneri vendos, secili do të luajë. Do bëj maksimumin të fitoj besimin e trajnerit dhe të marr minuta”.

“Islanda është një kundërshtar që duhet vlerësuar, por shkojmë atje për të marrë tre pikët. Duhet të jemi të përgatitur dhe të shkojmë për të fituar”.

“E kam thënë që është herët të flasim për merkaton. Nuk e kam mendjen te merkato, fokusi është te kombëtarja këto dy javë. Është ende herët”.

“Është momenti im më i mirë, kam bërë një sezon të mirë. Kam shënuar shumë gola, dola kampion dhe jam i lumtur. Kam akoma më shumë për të dhënë, është ende fillimi. Kam pasur probleme nga dëmtimet më para dhe tani e kam marrë veten”.

“Të gjithë këtu janë profesionistë, vendimi i takon trajnerit. Pastaj ai vendos në fund. Do jem shumë i lumtur nëse me jep minuta dhe do bëj maksimumin t’i marr. Sulmuesit që ka marrë Reja janë më të mirët, nuk e kam problem me kë luaj. Të gjithë janë profesionistë”.

Next Post
I droguar në timon, nuk kishte as patentë/ Kapet 27-vjeçari në Tiranë

I droguar në timon, nuk kishte as patentë/ Kapet 27-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In