• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Turizmi, pajisen me aparatura shëndetësore Razma dhe Thethi

by
24/05/2015 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Razmës dhe Thethit në zonën malore të Alpeve, por edhe turistët që vizitojnë këto treva, do të kenë mundësi të përfitojnë tashmë një shërbim shëndetësor. Një investim i projektit të kompanisë së telefonisë së lëvizshme AMC dhe Zyrës GIZ së koordinimit të projektit gjerman të ndihmës teknike ndërkombëtare për të modernizuar ambulancat në Alpet e Shqipërisë, pajisi me mjete moderne shëndetësore dhe komunikimi qendrat shëndetësore të këtyre zonave të mirënjohura të turizmit malor në vend.

Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga deputeti i zonës, Paulin Sterkaj, zhvilloi  në qendrat shëndetësore të Razmës dhe Thethit.

Të dyja këto zona turistike kanë pasur nevojë për një qendër shëndetësore moderne dhe me pajisje të mira, pasi gjatë gjithë vitit këtu ka vizitorë dhe fluksi i turistëve është gjithnjë e në rritje, kështu që seti i pajisjeve moderne mjekësore të mundësuara nga ky projekt përmban të gjitha mjetet e nevojshme që duhet të ketë një Ambulancë e tillë, pas atyre që u siguruan edhe për ambulancën e Valbonës.

“Unë besoj se ky është drejtmi i duhur për të zhvilluar turizmin për t’i dhënë mundësi të gjithë bukurive që Zoti i ka falur Razmës dhe gjithë Malësisë së Madhe për t’i shfrytëzuar në përfitim të drejtpërdrejtë për komunitetet që jetojnë këtu,” – u shpreh Ministri Beqaj.

MSH njofton se janë 3 qendra shëndetësore në Alpe: Valbonë, Razëm dhe Theth, pastaj janë 19 qendra të tjera shëndetësore që fillojnë nga velipoja deri në Ksamil.

Next Post

Pesë milion USD dëmshpërmblim familjeve për fatkeqësitë natyrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com