• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dosjet i hapëm ne”/ Rama-Leskajt: Para se të flisni për të vdekurit nga komunizmi, distancohuni si fillim nga të shpallurit non-grata

by Java News
23/05/2022 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin demokrat Bujar Leskaj, pasi ky i fundit i kërkoi mazhorancës që të përkujtojë 21 majin, ditën e revoltës së Spaçit, të cilët e quajti si ditën e qendrestarëve antikomunistë.

Rama në fjalën e tij kërkoi që si fillim ata që kërkojnë të nderohen viktimat e Spaçit më parë duhet të distancohen nga ata që sot SHBA i ka shpallur non-grata.

“Bashkohem me zotin Leskaj në të gjithë emrat që përmendi. Por ndahem me të në një fakt domethënës, se gjithë përmendja e atyre që janë të vdekur dhe të paharruar, humbet çdo kuptim kur ata që i përmendin nuk jetojnë me idealet, parimet, qëllimet dhe shembullin e tyre. Ju flisni sot këtu për ata, por ndërkohë ata donin një Shqipëri ku e drejta e pronës të ishte e garantuar. 

Ju përfaqësoni këtu partinë që shkatërroi të drejtën e pronës, ata donin në Shqipëri, që mos ishin të tërë si këmbët e dhisë, ndërsa ju nuk patët kurajën të hapin dosjet e sigurimit të shtetit, dosjet e sigurimit të shtetit i hapëm ne, ju i mbajtët mbyllur. Së treti ata luftuan për një Shqipëri të drejtë, ku drejtësia të ishte në sensin e qeverisjes përtej thjeshtë dhe vetëm rendit ligjor. Në fakt ju duhet të gjeni emrat dhe të bëni dhe një listë tjetër të atyre që vdiqën në demokraci dhe nuk morën asnjë lek shpërblim nga ju. 

Ata donin një Shqipëri të orientuar nga perëndimi dhe jo nga lindja. Ju personalisht përfaqësoni sot palën anti-amerikane, ju jeni në krah të atij që e ngritët sërish si flamur, që në vend të logos së PD ka damkën e DASH si i korruptuar domethënës. Nëse vërtetë i respektonte të vdekurit e komunizmit, bashkohuni me ata. Kështu që shko laje gojën mirë njëherë për të gjitha ato që ke thënë në emër të atij flamuri të rreckosur, pastaj fol për ata që komunizmi ju mori jetën.

Ju i dhatë dëmshpërblim fisit dhe farefisit të gjallë, që dilte fisi i farefisit tuaj. Ata donin një Shqipëri të orientuar nga perëndimi dhe jo nga lindja. Nga anglo amerikanët dhe jo nga sovjetikët. Ju sot përfaqësoni palën anti-amerikane. Laje gojën mirë për mbështetjen e flamurit të rreckosur dhe pastaj fol për ata që komunizmi i mori jetën dhe para të cilëve unë përulem. Sepse kam detyrë që sat ë mundem të bëj gjëra për të cilat ata përfunduan në rrethin e nëntë të ferrit komunist. Edhe për kujtesën u desh të vinim ne që të mendonim”, tha Rama./m.j

Next Post
Rama-Alibeajt: Enver Hoxha është gjallë përmes jush! Unë në Bllok nuk jam jetuar kurrë! Im atë nuk ka qenë anëtar i Komitetit…

Rama-Alibeajt: Enver Hoxha është gjallë përmes jush! Unë në Bllok nuk jam jetuar kurrë! Im atë nuk ka qenë anëtar i Komitetit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In