• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Golden Bullet”/ Ish-prokurori i njohur: SPAK të godasi jakat e bardha! Ky është vetëm fillimi i hetimit

by Java News
21/05/2022 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ish-prokurori Eugen Beci foli për luftën kundër krimit dhe operacionin “Golden Bullet”, ku u goditën 8 grupe kriminale.

Ndërsa u ndal tek SPAK, Beci tha se pret që fokusi të mos jetë vetëm tek lufta kundër krimit, por edhe tek korrupsioni, duke shtuar se pret që të ketë të penduar sa i përket korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë.

“Nëse lufta kundër krimit ecën me këto ritme do të kemi rezultat edhe në luftën kundër korrupsionit dhe korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, të godasë jakat e bardha”, tha ai.

Pjesë nga biseda:

Bosët e vërtetë të krimit nuk janë në pranga?

Eugen Beci: Puna ka qenë shumë voluminoze, fakti që nuk janë kapur të gjithë lë të kuptohet që hetimi do duhet të shtrihet shumë më tej.

Mund të flasim për dekonspirim të operacionit?

Eugen Beci: Pa pasur një hetim të plotë të faktit se ka ndodhur e gjitha procedura e përcjelljes së këtyre masave të sigurimit, do të thotë që ka nevojë për një verifikim më të thelluar. Kjo ka nevojë për një hetim tjetër që besoj SPAK apo policia po e realizon me aq sa kemi dijeni.

Pak ditë para se të ekzekutohej ky urdhër arrest, në media qarkulloi lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë, a ndikoi kjo?

Eugen Beci: Normal që është paralajmërim për të gjithë personat që kanë bashkëpunuar me të. Kjo i vë në alarm të gjithë personat për tu larguar apo të zhdukur provat.

Sa në presion ndihet SPAK?

Eugen Beci: Veprimet e Prokurorisë së Posaçme nënkuptojnë se ka ecuri pozitivë për goditjen e grupeve kriminale, duke pasur në konsideratë mënyrën se kanë rrjedhur ngjarjet dhe i penduar është kapur për shkak të një ngjarje kriminale nënkupton që Prokuroria e Elbasani ka mundur të ketë një marrëveshje fillestare bashkëpunimi duke dhënë dritën jeshile.

I penduari Dumani, a mund të quhet i ezauruar bashkëpunimi, duke qenë se ka folur për krime të kryera nga kundërshtarë të tij? A mos duket si hakmarrje?

Eugen Beci: Të penduarit e drejtësisë është e pamundur ti gjesh përse u penduan. Por duke qenë strikt me ato që parashikon ligji mendoj që bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë pa rezerva gjithçka di për aktivitetin kriminal. Thëniet e tij duhet të provohen me fakte dhe prova të tjera dhe thëniet e tij duhet të kryqëzohen, sa i përket efektit kohor, brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes duhet të japë gjithçka di, kështu funksionon.

Mund të kemi një seri hakmarrjesh?

Eugen Beci: Është fillimi i një hetimi dhe jo fundi i një hetimi. Këto thënie të këtij njeriu gjatë këtyre 30 ditëve janë marrë të gjitha, dhe të gjitha detajet do të duhet të provohen nga organi i procedurës.

Me krimet që ka kryer i penduari si veprohet?

Eugen Beci: Sa më shumë të rëndësishme të jenë faktet që ka treguar i penduari, aq më shumë ulet dënimi.

Si e keni parë punën e SPAK deri tani?

Eugen Beci: Prokuroria në përgjithësi luftën kundër krimit të organizuar e ka realizuar mirë. Mbetet për tu parë sa i përket korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Por duket se krimin e organizuar duket se ka vënë në shënjestër.

Si e shihni institucionin e BKH?

Eugen Beci: Ka një ngërç që mbase ka të bëjë me mungesën e përvojës. Mungesa e përvojës të oficerëve të policisë gjyqësore duket se ka çuar një diskordancë të madhe.

Next Post
Jo vetëm banesat e italianëve/ ‘Skifteri’ shqiptar nuk kursen edhe shtëpinë e motrës së tij. I thyen dritaret, i merr bizhuteritë…dhe makinën!

Jo vetëm banesat e italianëve/ ‘Skifteri’ shqiptar nuk kursen edhe shtëpinë e motrës së tij. I thyen dritaret, i merr bizhuteritë...dhe makinën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In