• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e jashtëzakonshme e të penduarit të Drejtësisë/ Nuredin Dumani, nga shitës këpucësh, në një nga killerat më të rrezikshëm në Shqipëri!

by Java News
20/05/2022 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuredin Dumani është bërë ditët e fundit një nga emrat më të përfolur në media, radhët e drejtësisë por edhe në botën e krimit.

Në statusin e të penduarit të drejtësisë Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Ndër të tjera sjellim në vëmendje se Dumani është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.

Por, kush është Nuredin Dumani?

I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u ‘shndërrua’ në një ‘sipërmarrës’ të vrasjeve me pagesë.

Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara.

Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.

Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013.

Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje.

Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës.

Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale.

“Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu.

Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina.

Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin”, është shprehur Dumani gjatë një rrëfimi për një nga grabitjet.

Më herët, Dumani ka qenë i skeduar edhe për trafikimin e një vajze në Francë për shfrytëzim prostitucioni dhe i arrestuar për vjedhje.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012-2017.

Next Post
Ekspertët serbë i dalin kundër/ Vuçiç :“Do jetonim 10 herë më mirë nëse do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë”

Ekspertët serbë i dalin kundër/ Vuçiç :“Do jetonim 10 herë më mirë nëse do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In