• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Policët e Berishës shkuan në laborator për të prishur provat e 21 janarit”/ Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama: Pas një jave Prokuroria…!

by Java News
12/05/2022 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-këshilltari për mediat i ish-kryeprokurores Ina Rama, Plator Nesturi bëri publike mbrëmjen e djeshme detaje të rënda nga ngjarja e 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Repolitix” Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Sali Berishës. Ai ka zbuluar se si 2 oficerë të policisë gjyqësore kanë njoftuar organin e akuzës se policia po tentonte që të prishte provat, e për rrjedhojë ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t’i ndihmuar.

“Ka pasur tentativë për të ndryshuar provat, ka pasur 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe kanë vajtur nga policia dhe eksponentë të tjerë dhe që do prishnin provat dhe do fusnin element të tjerë, ka qenë ora 10:30 në telefon dhe ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t’i ndihmuar ndaj atyre se donin t’i përzinin dhe nuk do ishte çudi që të dilte dhe një pistoletë stilolaps”, tha Nesturi.

Ai ka bërë me dije se sot, kur kanë kaluar 11 vite nga 21 janari, çështja mund të rihapet, kjo sepse ka element të fshehjes së provave të ngjarjes dhe për ta përforcuar këtë, Nesturi tha se prokuroria ka hyrë brenda në kryeministri 1 javë pas ngjarjes së rëndë. Madje dhe gardistët nuk dilnin nga kryeministria që të mos arrestoheshin në kushtet e flagrancës.

“Mund ta rihapte çështjen dhe jo vetëm me aspektin e ushtarakëve që kanë hapur zjarr, po zinxhirin e komandimit, pra janë komunikime të brendshme që janë fshirë se janë fshirë serverat. Prokuroria e kishte të pamundur që të hynte në kryeministri, pas 1 jave, deri te gardistët brenda në bodrumin e kryeministrisë së nuk dilnin jashtë, u fshehën dhe u pastruan provat dhe këtu ka element të fshehjes së krimit që mund të rihapet çështja”, tha Nesturi.

Kjo dosje është rikthyer sërish në vëmendje pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për të vënë në hetim ish-kryeministrin Sali Berisha për “21 janarin”. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodhë sa më shpejt. Hetimi çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë zyrtar të lartë./m.j

Next Post
“Si Moisiu”/ Klosi zbulon kriteret për Presidentin e ri: Të jetë i sprovuar, jo eksperiment. Sa më shumë emra që…

REPLIKAT/ Klosi përplaset me deputeten e PD: Çfarë të shqetëson moj e dashur?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

September 30, 2026
Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com