Kupa e Italisë është e Interit për të tetën herë, pas 11 vitesh! Skuadra e Simone Inzaghi, i cili e ka fituar këtë trofe edhe me Lazion, triumfoi 4-2 pas shtesave ndaj Juventusit dhe ngriti trofeun, ndërkohë që koha e rregullt kishte përfunduar 2-2. Këtij dueli nuk i munguan polemikat, pasi u akorduan dy penallti me VAR dhe në kampin bardhezi nuk kanë munguar protestat.
Interi e nisi ndeshjen me vrull dhe shënoi gol për gjashtë minuta. Barella shtangu portierin Perin me një goditje potente në hyrje të zonës dhe “Olimpico” shpërtheu në festë. Bardhezinjtë u tronditën për momentin dhe gabimet e tyre ishin të shumta.
Në pjesën e parë pati edhe një tentativë të Bernardeschi, por nuk u prodhua gol tjetër. Fraksioni i dytë i lojës nisi me një mrekulli. Alex Sandro në të 50’ goditi fort nga jashtë zone dhe Handanovic nuk e ndaloi dot, duke bërë që gjithçka ta baraspeshohej.
Tre minuta u deshën që Juventusi të shënonte edhe golin e dytë. Dusan Vlahovic e përplasi në kokën e portierit të Interit topin në goditjen e parë, ndërsa me të dytën e çoi në rrjetë. Festë bardhezi, që mund të prishej nga gjuajtja e Dimarco më pas.
Minuta e 79-të solli një penallti në favor të Interit, për faull të Bonucci ndaj Lautaro Martinez. Hakan Calhanoglu nuk gaboi dhe sërish barazim në “Olimpico”. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 2-2.
Në shtesa loja vijoi në ekuilibër, por një penallti e protestuar shumë nga bardhezinjtë e ndryshoi balancën. Perisic e ndëshkoi Perin për herë të tretë, kurse Allegri i acaruar u nxor jashtë me karton të kuq.
Kroati për katër minuta shtangu sërish Juventusin, duke shënuar një gol fantastik që vulosi fitoren e ndeshjes dhe Kupës së Italisë për Interin.
Në minutën e 24-të, Vlahovic do kishte mundësi për të vendosur ekuilibrat, por nuk do ia dilte dot, pasi goditja e tij nuk është e saktë.
Pas gjysmë ore lojë, radhën e ka Dybala për të synuar kuadratin zikaltër, por edhe këtë herë pa rezultat.
Interi do dilte përpara në të 36-tën. Fillimisht do provonte Calhanoglu por topi do ndalej në mur, më pas Brozovic e dërgoi sferën në tribuna.
Pjesa e dytë do niste aty ku përfundoi e para. Presingu bardhezi shpërblehet me gola të Alex Sandro dhe Vlahovic, për përmbysjen.
Në minutën e 80-të, Lautaro pengohet në zonë dhe penallti.Calhanoglu mori përsipër ekzekutimin e saj, duke çuar shifrat në 2-2.
Interi do fitonte sërish penallti, por këtë herë do tundtte rrjetën Perisic.
4 minuta më pas, përsëri Perisic që tregon klasin e tij me një gjuajtje nga larg.