• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjim, survejim e video kompromentuese!/ Imeraj: Po t’i kisha, do i nxirrja. S’kam asnjë pasuri! Me bashkëshortin u ndava…!

by Java News
09/05/2022 23:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elisabeta Imeraj, prokurorja e shkarkuar nga vetingu në një proces të bujshëm, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është folur për procesin e zhvilluar ndaj saj dhe akuzat “bombë” për përgjime dhe survejim të një anëtari të ONM. Imeraj i mohoi edhe njëherë akuzat, por tha se nëse do të kishte video kompromentuese, do ta kishte publikuar atë në media!

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Pretendohet se keni përgjuar një person me emrin Hans Kijlstra.

Elisabeta Imeraj: Nëse do të bëja përgjime, do ti kishit në dispozicion. Ka një burim prove që mund të jetë përgjuar Hans Kijlstra? Unë këtë nuk e njoh as si fytyrë.

Ylli Rakipi: Ju i keni dërguar email këtij personi. Përse?

Elisabeta Imeraj: Po i kam dërguar, ligji nuk e ndalon këtë. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të aksesojë informacione. Komunikimi i drejtëpërdrejt ka qenë i shumë herëshëm…

Ylli Rakipi: Keni kontaktuar një person të ONM duke qenë ju një person në proces rivlerësimi. Pse?

Elisabeta Imeraj: Le të themi se Imeraj bëri një gabim duke nisur një email… A duhet të shkarkohet një prokuror pse nisi një email?

Lorenc Vangjeli: Çfarë keni dëgjuar nga thashethemet e Tiranës për zotin Hans? Cilat mendoni se janë shkaqet e një kundërshtie të Kim ndaj jush?

Elisabeta Imeraj: E para, unë deri në momentin që më është prezantuar në formë të shkruar që zoti Kijlstra, 7 muaj pas largimit nga Shqipëria, ka nisur një email, duke thënë dy burime më kanë thënë që më keni përgjuar dhe vëzhguar, se nuk kam të dashur, por ju më keni përgjuar. Ky është momenti i parë. Kush janë burimet? Përse ky pretendim duhet të bëhej 7 muaj pas largimit nga Shqipëria? Cfarë procesi normal ligjor është që një person i caktuar, që ka luajtur një rol në procesin e vetingut, 7 muaj pasi e ka lënë, të të akuzojë për një gjë që ia kanë thënë dy burime por nuk i thotë.

Unë nuk dija as si të mbrohesha. Kur e kam diskutuar me kolegë, më është thënë ç’është ky budallëk. Unë thashë është shqëtësues. Unë kam vrapuar me kërkesa specifike në të gjithë organet ligjzbatuese, në çdo komisariat. Kam punuar prokuror, di që në organet policore ka informacione. Kërkesa ime specifike, karshi të gjithë institucionet ka qenë e tillë, ju lutem më vendosni në dispozicion nëse keni elementë dyshues, informacion, që një gjë e tillë ka ndodhur dhe a ka lidhje me Elisabeta Imeraj. Nga të gjithë institucionet shqiptare, përgjigje ka qenë nuk ka informaicon të tillë.

Lorenc Vangjeli: Instikti juaj çfarë ju thotë? Cfarë kishte për të fshehur zoti Hans, që trembej se ju mbase ja kishit zbuluar?

Elisabeta Imeraj: Unë nuk i kam hyrë një rrethane të tillë. Në rang juridik, unë jam drejtuar prokurorisë, organeve të hetimit, duke i thënë vëzhgimi dhe përgjimi përbën vepër penale. Nëse është bërë nga ana ime kam shpërdoruar detyrën. Nëse është bërë si qytetar, kam bërë përndjekje. Barra e provës, i takon një organi tjetër.

Mentor Kikia: Nëse ngrihet një akuzë unë mendoj përse?

Elisabeta Imeraj: Edhe sot e kësaj dite nuk e gjej dot arsyen përse kjo akuzë

Ylli Rakipi: Nuk e mendoni se ka lidhje me një video kompromentuese që qarkullon dhe mund të kenë lindur dyshime se kanë qenë në survejim nga ju?

Elisabeta Imeraj: Elisabeta Imeraj nuk ka lidhje me këtë gjë.

Ylli Rakipi: Nëse qarkullon video… Kjo video thonë e ka bërë Elisabeta.

Elisabeta Imeraj: Çfarë video e ka bërë?

Ylli Rakipi: Ndërkombëtarët mblidhen dhe prodhojnë anti korpe. Këta thonë na ka kapur Elisabeta në këtë rast. Ti nuk e pranon këtë.

Elisabeta Imeraj: Nëse do të ishte bërë një gjë e tillë, do ta kishit videon në dispozicion.

Lorenc Vangjeli: Pastaj do të shkoje për shpërdorim detyre. Ka ndikuar kjo gjë me përplasjen tuaj?

Elisabeta Imeraj: Qëndrimi im është i tillë. Nuk jam diplomate, nuk di gjë nga qarqet diplomatike. Raporti im ka qenë për arsye çështjesh. Me SHBA-të, jam produkt i tyre. Jam trajnuar nga programet e tyre. Në asnjë kohë nuk ka parur shqetësim nga partnerët. Nëse elementi që lidhet me pretendim të zotit Kijlstra, me pretendim anonim, duhet ti kishin vajtur hetimit deri në fund, pa sjellë një viktimë të shkarkuar si prokurore.

Imeraj: Nuk kam asnjë pasuri! Me bashkëshortin u ndava për arsye personale

Ish-kryetarja e Prokurorisë së Tiranë, Elisabeta Imeraj thotë se ajo nuk zotëron asnjë pasuri dhe se ish bashkëshorti i saj i ka krijuar pasuritë e tij, para vitit 2007 kur ata u martuan. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Imeraj deklaroi se edhe ato pasuri të ish-bashkëshortit janë të justifikuara, ndaj e quan procesin ndaj, që e shkarkoi nga detyra, si të padrejtë. Gjithashtu shtoi se me bashkëshortin e saj ka kryer një proces divorci duke hedhur poshtë pretendimin se e gjitha është falso, në kuadër të procesit të Vettingut.

Pjesë nga biseda në studio:

Elisabeta Imeraj: Jam martuar në vitin 2007 dhe që prej martesës nuk ka asnjë pasuri të krijuar pas martese. Që nga deklarimi im i parë, nuk kam patur asnjë pasuri në pronësi dhe në bashkëpronësi. Ndonjë pasaktësi e mundshme, e shënuar gabimisht, është marrë në konsideratë nga KPA duke më veshur elementët e pasurisë që lidhen me ish bashkëshortin.

Ylli Rakipi: Pra këto që citon KPA ish burri juaj i ka marrë para se të martoheshit?

Elisabeta Imeraj: Absolutisht, kjo është e provuar. Nëse unë kam shënuar banesa është në bashkëpronësi, a është kjo një element për tu konsideruar e papërshtatshme? Çdo pasuri që nga momenti i parë deri i fundit, ka burime të mjaftueshme. Elementi i parë që nxjerr KPA thotë nuk faktojmë dot. Pamjaftueshmëria konkludohet në bazë të një vendimi…

Ylli Rakipi: Ju thoni se nuk keni asnjë pasuri. Si ka mundësi nuk keni asnjë pasuri?

Elisabeta Imeraj: Ligji parashikon një pikë specifike, që thuhet cënimi i besimit të publikut. Ajo që thotë zoti Matlija, që unë kam cënuar besimin e publikut… Kjo është e matshme, për shkak të çështjeve, mënyrës si është sjellë, tipologjisë si prokuror dhe informacioneve vijuese nga të gjithë organet ligjzbatuese. Policia e Shtetit, SHISH… Unë gëzoj mbrojtje të posacme edhe sot. Kam patur certifikatë sigurie.

Ylli Rakipi: Ka aludime që divorci është falso?

Elisabeta Imeraj: Jam ndarë në 2019 për arsye personale. Ka vetëm dy pasoja juridike, kujdestaria e fëmijëve dhe detyrimi ushqimor, për të gjithë elimentet e tjerë jam treguar e gatshme…/m.j

 

Next Post
Rinis evakuimi i 200 civilëve të mbetur në uzinën “Azovstal”

E bllokuar nga deti, ekonomia e Ukrainës humbet 170 milionë dollarë në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

January 25, 2026
Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

January 25, 2026
Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In