• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tregu i fondeve të investimit pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti

by Java News
09/05/2022 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu i fondeve të investimit pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se asetet neto në fund të muajit mars kishin vlerën e 76.8 miliardë lekëve, në rënie me 1.2% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Burime nga tregu shpjegojnë se rënia e lehtë e tremujorit të parë ka ardhur kryesisht për shkak të shitjes së kuotave nga një person juridik, për nevoja të investimeve të aktivitetit të vet të biznesit. Duke përjashtuar ndikimin e konsiderueshëm që ka dhënë tërheqja e këtij subjekti, burimet bëjnë të ditur se tregu ka ndjekur një ecuri të qëndrueshme. Kjo dëshmohet edhe nga zgjerimi i numrit të anëtarëve në fondet e investimit. Statistikat tregojnë se në fund të muajit mars, numri i anëtarëve të fondeve të investimit ka arritur në pothuajse 41 mijë, me një rritje prej 1.9% që nga fillimi i vitit.

Vitin e kaluar, tregu i fondeve të investimit iu kthye ritmeve dyshifrore të rritjes, me 15.3%, pas një cikli disavjeçar në stanjacion. Përmirësimi i ndjeshëm i ekonomisë reale krijoi një klimë më të favorshme në drejtim të zgjerimit të investimeve financiare. Një ndikim pozitiv ka dhënë edhe përmirësimi i kthimeve nga investimi të fondeve, sidomos të atyre në valutë të huaj. Gjithashtu, një shtysë për rritjen e tregut ka ardhur nga hyrja e aktorëve të rinj në treg. Në periudhën 2020-2021, AMF ka licencuar gjashtë fonde të reja investimesh. Interesi për themelimin e fondeve të reja të investimit ka qenë i lartë, sidomos në monedhë të huaj. Në treg veprojnë aktualisht 12 fonde investimi, që administrohen nga 5 shoqëri të ndryshme, të kontrolluara kryesisht nga subjekte me eksperiencë në tregun bankar dhe atë të sigurimeve.

Këto fonde po tentojnë të eksplorojnë alternativa të reja investimi, sidomos për atë kategori investitorësh që janë të interesuar të diversifikojnë portofolet e tyre dhe të tentojnë kthime më të larta. Në këtë drejtim, tregu financiar vendas ngelet i kufizuar dhe fondet në lekë i përqendrojnë investimet e tyre kryesisht në Obligacione dhe Bono të qeverisë shqiptare.

Këto fonde përfaqësojnë një rrezik të ulët për investitorët, por nga ana tjetër edhe potencialet e kthimit nga investimi janë të kufizuara. Aktualisht, fondet e investimit në lekë kanë një profil të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe ofrojnë kthime pak më të larta se depozitat bankare. Shoqëritë administruese janë të interesuara për ta zgjeruar spektrin e investimeve edhe tek instrumentet e emetuara nga sektori privat.

Nga ana tjetër, fondet e investimit në valutë të huaj kanë një spektër më të gjerë të instrumenteve financiare, përfshi aksionet, por rreziku dhe luhatshmëria e kthimit nga investimi janë më të larta. Megjithatë, asetet e tregut vazhdojnë të jenë të dominuara nga fondet në lekë, që përbëjnë mbi 90% të vlerës së përgjithshme të tregut.

Rritja e shpejtë e normave të interesit në muajt e fundit përfaqëson në vetvete një sfidë për fondet e investimit, si për ata në lekë, ashtu edhe për fondet në valutë. Rritja e interesave në tregun primar ndikon negativisht në vlerën e tregut të instrumenteve ekzistuese në portofolet e fondeve, duke ulur kthimet për anëtarët./monitor

g.kosovari

 

Next Post
Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje

Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In