Një sezon në limitet e perfeksionit. Kjo ishte ajo që pamë këtë sezon te Tirana. Bardhebluve nuk u desh të prisnin fundin e edicionit për të fituar titullin, por diçka të tilla e bënë që sonte, madje ndaj një rivali si Partizani. Tifozët, stafi, drejtuesit dhe lojtarët, të gjithë janë të lumtur. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi tha pas ndeshjes:
”Festa e lojtarëve? U bë bluza e tretë që më laget. Kujtova se mbaruam punë, por jo. Mendoj që gjithë merita i shkon këtyre çunave. Që nga 5 korriku kanë qenë të palodhur. Më kanë nderuar shumë. Sepse gjatë kampionatit kemi ndryshuar edhe skemat. Jam shumë krenar që fitoj titullin me këta lojtarë, është privilegj i madh që drejtoj këta futbollistë. Këto tre ndeshjet e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet. Kjo për shkak të shumë faktorëve. Donm sot të ishim protagonist, përballë një rivali historik. Skuadra edhe pse pëso gol vazhdoi të luante me të njëjtin ritëm. Kur një skaudër është në disavantazh do forcë karakteri. Para ndeshjes nuk pashë atë parrullën “No Totre, no party”. Mendova ta shkruaja vetë, por në pjesën e dytë tifozët e vendosën. Dihet çfarë niveli ka ai. Titulli i parë me Skënderbeun apo titulli i parë me Tiranën? Padyshim titulli me Tiranën, sepse këtu jam trajner dhe përgjegjësia është e gjitha e imja”- Tha ai.