• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Standardet e Ramës dhe ato të SPAK për drejtësinë 

by Mero Baze
07/05/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama padyshim që do të përbënte një skandal real në një vend perëndimor, me qëndrimin qortues ndaj një institucioni të drejtësisë si SPAK. Edhe pse ai është kryeministri më i përmbajtur në historinë e 30 viteve në reagimin ndaj drejtësisë, duke mos komentuar vendime gjykatash edhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nuk është se ka të drejtë t’i soset durimi një ditë dhe të shpërthejë. Një nga dënimet e të qenit pushteti i parë është dhe të durosh pushtetet e tjera. Sidomos ato për të cilat ke kontribuar vetë.

Dhe në këtë pikë jam dakord me reagimin e SPAK, që thotë se ne reagojmë kryesisht mbi dosjet e ofruara dhe faktet që i çojnë drejtësisë. Me disa përjashtime të vogla jo për çështje shumë të ndjeshme, të gjithë ministrat e Edi Ramës dhe vetë Edi Rama, e kanë konsideruar si punë të bezdisshme denoncimin me fakte të paraardhësve të tyre.

Nën parimin se nuk është mirë të denoncosh paraardhësit, thuajse nuk ka asnjë denoncim serioz për çështjet më të bujshme korruptive të administratës së Berishës, ndërkohë që familja Berisha vazhdon pastron paratë në sytë e të gjithëve, me mediat e tyre, me bizneset e paverifikuara që presin fatura sikur shesin boronica dhe brekë të shtrenjta në Bllok. Administrata e Edi Ramës është gardiane e tyre, gjë që nuk do ndodhte qoftë dhe për arsye primitive në kohën e Berishës.

Por SPAK ka dy standarde në këtë qëndrim. Ka standardin me te cilin reagon ndaj retorikës së çmendur të Ilir Metës dhe Sali Berishës në rastin Dvorani, dhe standard tjetër ndaj bashkëpunëtorëve të Edi Ramës dhe vet deklaratave të tij.

Ardian Dvorani u fut nën hetim jo vetëm pa asnjë fakt, por vetëm se SPAK ishte i kompleksuar nga retorika e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër tij.

Sali Berishën e kuptoj. Vëllai i Ardian Dvoranit është një nga 26 të vrarët në Gërdec në biznesin e maskuar të djalit të Sali Berishës, që mori 26 jetë njerëzish dhe plagosi rreth 350 të tjerë. Dhe në logjiken primitive të Sali Berishës, tani ai është në gjak me fisin Dvorani dhe mendon se nëse Dvorani qëndron në sistemin e drejtësisë, do marrë gjakun e vëllait.

Dvorani është një gjyqtar shembullor dhe natyrisht që nuk ka ato kritere, por armiqtë e drejtësisë në Shqipëri kanë kriteret e tyre.

Nga ana tjetër, ai ka qenë gjyqtar në pakicë kundër shfajësimit të Ilir Metës në çështjen e përgjimit bërë publike nga ish- ministri i tij Dritan Prifti. Pra thjesht ai është një armik personal i Sali Berishës dhe Ilir Metës, për shkak të detyrës dhe jo për shkak të ndonjë gjesti të tij personal.

Me kriteret e tyre ata e kanë klasifikuar si armik të rrezikshëm, që duhet hequr qafe. Edhe pse SHBA e kanë shpallur një nga 12 kampionët e drejtësisë në botë, Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë masakruar në ligjërimin e tyre publik, dhe për fat të keq SPAK është vënë në veprim jo për shkak të ndonjë fakti, por për shkak të sulmeve të tyre.

Pra SPAK ka dëshmuar totalisht mungesë profesionalizmi dhe komplekse inferioriteti ndaj dy politikanëve të rëndësishëm në vend, por të afishuar si armiq të reformës në drejtësi.

Dhe përderisa SPAK e ka demonstruar këtë standard, Edi Rama ka të drejtë të përdor ndaj tyre të njëjtën gjuhë për t’u vënë në lëvizje. Nëse ata nuk vihen vetë në lëvizje nga faktet që dalin në publik apo që njihen publikisht, le të vihen nga gjuha kritike dhe sulmet ndaj tyre, siç janë vënë në rastin Dvorani.

Ata nuk mund të jenë krenarë dhe profesionistë kur flet Edi Rama dhe me “bisht në shalë” kur flet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata duhet të vendosin standardin e tyre në raport me drejtësinë dhe standardi që kanë vendosur deri tani, është se kush i sulmon i hapin rrugë dhe kush sillet korrekt, siç sillet shumica, i trajtojnë “profesionalisht”.

Ndaj sot, kur Edi Rama me standardin e një shoqërie perëndimore e ka tejkaluar të drejtën e tij, SPAK sikur të ishte sjellë deri më sot si një institucion i pavarur, kishte të drejtë të reagonte. Por nuk është sjellë si i tillë. Ndaj më mirë të kishin heshtur.Të paktën të ruanin standardin që kanë krijuar vetë.

Next Post
“Stop vrasjes në komisariate”/ Qytetarët ndezin qirinj. Protesta organizohet nga Komisioni i Rithemelimit

“Stop vrasjes në komisariate”/ Qytetarët ndezin qirinj. Protesta organizohet nga Komisioni i Rithemelimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In