• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Refugjatët, Bavaria u merr paratë mbi kuotën e lejuar nga ligji

by A R
22/01/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Landi i Bavarisë ka filluar t’u marrë paratë refugjatëve. Në fakt, kjo ëshë një procedurë e rregullt dhe bazohet tek ligji gjerman. Por vazhdojnë spekulimet e shumta.

“Azilkërkuesit janë kontrolluar pas mbërritjes në qendrat e pritjes, nëse me vete kanë para dhe gjëra me vlerë”, tha ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, për gazetën “Bild”. “Paratë dhe gjërat më të vlefshme se 750 euro mund të konfiskohen dhe ato mund t’u kthehen atyre gradualisht.” Për masa të ngjashme është njoftuar edhe nga landi Baden-Württemberg, ku prej refugjatëve mund të konfiskohen paratë nëse ata kanë më shumë se 350 euro për person.

Kontrollet

Por ka pasur edhe disa përjashtime. Ministrja e Integrimit në Baden-Württemberg, ka sqaruar për DW shkaqet e marrjes së parave nga refugajtët. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë Christoph Häring pohon se “ata nuk janë po bëjnë kontrollime sistematike për para dhe gjëra me vlerë. “Por në kuadër të kontrolleve të përgjithshme është konstatuar se disa refugjatë kanë sasi më të mëdha parash me vete.”

Kjo nuk është ndonjë praktikë e re. “Kontrolle ka pasur gjithmonë”, tha Stephan Dünnwald, nga Këshilli për Refugjatë në Bavari. “Refugjatëve u jepen fatura për çdo gjë që u merret dhe ato para më pas përdoren për shpenzimet e këtij personi. Zakonisht llogaritet se një person shpenzon rreth 400 euro në muaj. Kështu parashikohet me ligj dhe këtu nuk ka asnjë kufizim të ri”, shpjegon ai. Në javët dhe muajt e kaluar ka ndodhur që janë gjetur me dhjetëra mijëra euro tek ndonjë refugjat. Këto para shfrytëzohen për mbajtjen e këtij personi dhe familjes së tij, në kohën sa qëndron në strehimore. Nëse rastësisht largohet nga Gjermania, personi mund t’i marrë me vete paratë e mbetura.

Ministria e Baden-Württembergut pohon se paratë nuk merren nga refugjatët për t’u derdhur në arkat e landit, por për të kompensuar shpenzimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me fluksin e refugjatëve. “Refugjatët rishpërndahen në të gjithë vendin, dhe paratë udhëtojnë me ta, si të thuash,” thotë Häring. Ndërsa Dünnwald mendon ndryshe: “Shumica e refugjatëve janë grabitur nga kontrabandistët me njerëz. Dhe tani edhe shteti gjerman vjen dhe ua merr çdo gjë që u ka mbetur.” Refugjatëve kjo ua vështirëson vazhdimin e rrugës, nëse eventualisht duan të shkojnë në Belgjikë, Suedi apo diku tjetër.

Baza ligjore

Kjo procedurë e ka mbështetjen e Qeverisë Federale, bëri të ditur e ngarkuara e qeverisë për integrime, Aydan Özoguz. Për gazetën “Bild” ajo tha se shteti ka të drejtë të sekuestrojë bizhuteri dhe gjëra me vlerë. “Azilkërkuesit nuk kanë ndonjë të drejtë më të madhe se ata që marrin ndihma sipas sistemit (të të papunëve) Hartz IV,” tha ajo. Özoguz thotë për DW se qeveria ka shprehur mbështetje për zbatimin e ligjeve përkatëse në këtë fushë, që do të thotë se personave qe kanë para ato mund t’u konfiskohen dhe të përdoren për qëndrimin e tyre në strehimore.

Ligji parashikon që të gjitha mjetet financiare të një personi apo të një familje duhet të shfrytëzohet para se të jepen ndihma sociale. Këtu bëjnë pjesë shpenzimet për ushqime dhe akomodim. Personat lejohen të mbajnë vetëm 350 euro – një shumë afërsisht e barabartë me ndihmat sociale.

Deutsche Welle

Next Post

“Italia ka nivel më të lartë se Shqipëria”. Partizani gjobit trajnerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Wembley” njeh sot finalistin e parë, Champions League gati për spektaklin e supersfidës PSG-Dortmund

Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar

August 29, 2026
BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

August 29, 2026
KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

August 29, 2026
Alarm në Vlorë, punëtorët gjejnë një mortajë gjatë pastrimit të kanalit, Policia rrethon zonën

Alarm në Vlorë, punëtorët gjejnë një mortajë gjatë pastrimit të kanalit, Policia rrethon zonën

August 29, 2026
Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

U nda nga jeta dy ditë më parë, përcillet në banesën e fundit artisti dhe studiuesi Kujtim Buza

August 29, 2026
Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

August 29, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

U kap me Ergys Agasin në makinë, GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

August 29, 2026
“Pres dokumentet”- Berisha thotë se do shkojë në SHBA më 9 shtator: Kam dy ftesa, do marrë pjesë në konferencën e Republikanëve në Teksas, por…

“Pres dokumentet”- Berisha thotë se do shkojë në SHBA më 9 shtator: Kam dy ftesa, do marrë pjesë në konferencën e Republikanëve në Teksas, por…

August 29, 2026
“Kryeministri Spajiç nuk kishte parasysh Shqipërinë”- Mali i Zi tërhiqet, i kthen përgjigje Tiranës: Shqipëria nuk na kërcënon, por…!

“Kryeministri Spajiç nuk kishte parasysh Shqipërinë”- Mali i Zi tërhiqet, i kthen përgjigje Tiranës: Shqipëria nuk na kërcënon, por…!

August 29, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com