• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një pjesë të pasurive i ka kaluar në emrin e deputetit të PD-së/ Vajza e papunë e Kasem Mahmutajt ‘bëri’ hotelin me 4 yje në Berat

by Java News
04/05/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci 

Në 22 shkurt 2022, Gjykata Speciale e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për të kaluar në pronësi të shtetit shqiptar të 25 pasurive të Gazmend Mahmutajt, i dënuar dy herë në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Pasuritë e konsideruara si produkt i parave të pista nga gjykata, Gazmend Mahmutaj i kishte kaluar në emrin e të vëllait, Kasem Mahmutajt, që është edhe deputet i Partisë Demokratike, vajzës së deputetit, vëllait tjetër Behar Mahmutaj, si dhe dy kunatave të tij, Liri dhe Tatjana Mahmutaj.

Mes pasurive të konfiskuara përfshihet edhe hoteli me 4 yje, “ANTIPATREA HOTEL”, në Berat, i cili sipas SPAK dhe Gjykatës Speciale është produkt i parave nga burime jo të ligjshme.

Po si u ndërtua, kamuflua dhe sa u deklarua hoteli luksoz?

Sipas dosjes së konfiskimit, Sanjola Mahmutaj, e cila figuron si vajza e deputetit të PD-së, Kasem Mahmutajt, njëherësh mbesa e Gazmend Mahmutajt, në maj të vitit 2013, ka regjistruar në emrin e saj investimin e pasurisë, hotel me katër kate dhe katër yje, “ANTIPATREA HOTEL”, në lagjen “28 Nentori” në Berat.

Në dosje nuk ka një vlerë të hotelit. Megjithatë, pamje flasin për një investim me vlerë dhjetëra dhe ndoshta edhe qindra mijëra euro. Por, Report Tv ka zbuluar se këtë hotel, vajza e deputetit Mahmutaj e ka deklaruar në ILDKP, vetëm 26 mijë euro.

Jo vetëm kaq. SPAK ka konstatuar se e reja Sanjola Mahmutaj, para vitit 2013, nuk ka pasur të ardhura nga punësimi apo të ardhura të tjera të ligjshme, për të justifikuar këtë investim. Dhe ky konstatim është mbështetur edhe nga gjykata. Në vitin 2010, në emrin e Sanjola Mahmutajt rezultonte edhe një restorant fantazmë, pra asnjë deklaratë për aktivitet dhe fitime.

Sipas dosjes, Sanjola Mahmutaj, para vitit 2013, nuk rezulton që të jetë paguar për ndonjë punë. “Për shtetasen Mahmutaj, vërtetimi nga sigurimet shoqërore konfirmon vetëm derdhjen e kontributeve të sigurimit dhe jo se ka qenë e punësuar në ndonjë subjekt dhe pagën që ka marrë”, thuhet në vendim. Pra nga e papunë, befas Sanjola Mahmutaj u bë pronare hoteli në vitin 2013.

Nga dosja, del qartë se një pjesë të pasurive të krijuara me para të pista, Gazmend Mahmutajt, i ka kaluar në emrin e deputetit të PD-së, Kasem Mahmutajt, bashkëshortes së tij Liri Mahmutaj dhe vajzës së tyre Sanjola Mahmutaj./ shqiptarja.com

Hoteli i konfiskuar i depuetit te PD Kasem Mahmutaj

Next Post
Veliaj-familjeve: Nënshkruani kontratat me Bashkinë, që të merrni shtëpitë në lagjen 5 Maji

Veliaj-familjeve: Nënshkruani kontratat me Bashkinë, që të merrni shtëpitë në lagjen 5 Maji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In