• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në shtëpi të re për Bajram/ Veliaj: Mirënjohës për këdo ka ndihmuar një familje në vështirësi!

by Java News
02/05/2022 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që drekën e Fitër Bajramit ta kalojë në shtëpinë e re të Edlira Gjoshit, në fshatin Hekal, në zonën e Petrelës, e rindërtuar pas tërmetit.

Anëtarët e kësaj familjeje në gjendje të vështirë financiare, pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, kanë tashmë një banesë 2+1 që plotëson të gjithë kushtet.

“Jam shumë e kënaqur. Shtëpia është bërë si nuk ka më mirë. Faleminderit,” tha mes të tjerash nënë Sofia.

“Në këtë ditë Bajrami ndjej vetëm kënaqësi kur shikojmë buzëqeshjen e gjyshes dhe të djalit të vogël, Denisit, që do jetojnë në këtë shtëpi. Qofshi të bekuar dhe mbarësi për të gjithë,” shprehet Ardi Kollçaku, donatori që bëri të mundur rindërtimin e shtëpisë së familjes Gjoshi.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi ndihmën e komunitetit të biznesit, i cili iu përgjigj thirrjes së qeverisë për Programin e Rindërtimit.

“Shumë faleminderit edhe ty, edhe bashkëshortes, të gjithë dashamirësve që na kanë ndihmuar në një kohë shumë të vështirë. Shteti është i madh, por dhe shteti më i madh në botë nuk i bën dot të gjitha. Kjo është arsyeja pse edhe Amerika ka vullnetarë, edhe në Gjermani ka vullnetarë, edhe në Angli ka vullnetarë, sepse shteti nuk mund të jetë kudo. Sidomos me problematikat që ne kemi pasur në shtëpi individuale, të cilat kanë qenë njëra në një mal, një në një shpat, një në një luginë. Kjo do të thotë që edhe projektet tona me biznesin kanë qenë të vështira. Nuk mund të bëjë dikush kantier për çdo shtëpi të vogël. Jemi mbështetur edhe në ndihmën tuaj për të na dhënë një dorë dhe për të adoptuar ato raste si i nënë Sofisë,” u shpreh mes të tjerash Veliaj.

Kreu i Bashkisë, duke uruar familjen për shtëpinë e re në këtë ditë të shenjtë të Bajramit të Madh, ka bërë apel për të gjithë komunitetin e biznesit të kontribuojnë për familje të tilla në nevojë. “Për ditë Bajrami them se kemi dhënë edhe një mesazh: kush ka mundësi të japë diçka nga vetja! Në qoftë se do mbahemi mend për çfarë gjurme kemi lënë, sa mirë kemi bërë, jo vetëm në ditë Bajrami, por në çdo ditë tjetër, atëherë do jemi pak më të mirë dhe komb më i mirë, qytet doemos më i mirë. Të uroj shëndet, jetë dhe Gëzuar Bajramin,” uroi Veliaj.

2b44dd2c B0e1 4847 8678 C35e1e8dc1a1

Next Post
Misteri rreth vdekjes së Mino Raiolës/ Nga COVID-i te problemet në mushkëri

Misteri rreth vdekjes së Mino Raiolës/ Nga COVID-i te problemet në mushkëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In