Ky është vërtet një ribashkim historik. Anëtarët e ABBA, grupi i famshëm suedez, janë shfaqur së bashku për herë të parë pas shumë vitesh. Bjoern Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog e Anni-Frid Lyngstad janë mbledhur sepse një nga anëtarët e grupit, Bjorni, ka hapur një lokal të stilit grek në Stokholm, sipas skenarit të filmit të njohur Mamma Mia, bazuar mbi këgën boterisht të njohur me të njëjtin titull, që ABBA-t e kënduan në vitin 1972.
Pyetjes dhe insistimit të ethshëm të mediave të pranishem në atë event, nëse do të kishte ndonjë plan të ardhshëm për të dalë në një koncert të përbashkët, Benny Andersson ju përgjigj shkurt: Nuk besoj se kjo do të ndodhë!















