• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha president? Gjiknuri: Diversion brenda PD, jo eksperimente me figura të dështuara

by Java News
18/04/2022 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E rëndësishem është që të gjejmë një president që të mos jetë si ai që kishim”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan deklaroi në një intervistë për InfoWebTV, se presidenti i ri duhet të jetë një figurë me integritet që të qëndrojë mbi palët dhe të mos ketë plane politike.

Gjiknuri nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të jetë antipodi i Ilir Metës në Presidencë. Sekretari i Përgjithshëm i PS hedh poshtë dhe zërat se Lulzim Basha të jetë një kandidat i mundshëm për President.

Po afron përfundimi i mandatit të presidentit,a do të kemi një president nga PS apo një emër konsensual apo nga shoqëria civile?

E rëndësishem është që të gjejmë një president që të mos jetë si presidenti që kishim. Pra, të jetë një njeri që di të qëndrojë mbi palët, një njeri që nuk ka interesa dhe plane politike, një qytetar me integritet. Mund të jetë ish politikan, ish-akademik. Ne kemi mundësi ta zgjedhim presidentin tonë me 71 vota, kjo nuk diskutohet. Ne mendojmë që t’i afrojmë qytetarëve shqiptarë një antipod të asaj që pamë te Ilir Meta.

Do të thotë një figurë që ka integritet, nuk ka interesa të çastit politike dhe të dijë që të qëndrojë mbi palët dhe ta shikojë misionin e tij si president dhe jo si një njeri që ka misionin e tij politik që çfarë do të bëjë pas ditës që do të ikë nga detyra apo gjatë kohës që jam në detyrë se si do t’i shërbej forcës politike që më ka propozuar. Ne nuk e duam këtë. Jam i bindur që PS do të jetë në gjendje që të afrojë shumë personalitete, qoftë dhe brenda radhëve të sja, nuk flas deputetë aktualë, mund të jenë, por dhe njerëz që kanë kontribute dikur qoftë në PS apo qoftë në institucione të tjera jo partiake apo mund të vijnë nga bota akademike.

-Përflitet dhe për një presidente grua?

Grua apo burrë e rëndësishme është që të jetë me integritet.

-Po nëse propozohet nga opozita do ta votonit?

Nëse ka ndonjë figurë që është e përshtatshme ne do ta dëgjojmë. Ne do të fillojmë një proces negociate me opozitën për të krijuar një lloj identikiti të presidentit të mundshëm.

-Basha është një ndër kandidatët?

Tani kjo e Bashës e ka gjetur përgjigjen. Ka qenë më shumë një diversion brenda PD-së. Ne s’do të bëjmë eksperimente me figura që dështuan me një drejtim të politikës dhe mendojnë se do të gjejnë presidencën për platformë tjetër politike. Ne duam të evitojmë atë që patëm me Ilir Metën i cili mbase me dy mendje apo me gjysmë zemre la drejtimin e LSI, dhe u fut në presidencë dhe atje e ktheu presidencën në një paltformë politike të tijën dhe një instrument për ta përdorur në interes të opozitës.

Presidenti duhet të jetë kundërshtar I partive, ai s’duhet të përfshihet fare në politikën e ditës, por të respektojë vetëm Kushtetutën.

-Nëse pas mandastit ai bashkohet me Berishën do e keni pak vështirë nëse ndodh?

Ne përballë i kemi pasur edhe tani ata thjesht do të heqë një kapele dhe do të vërë një tjetër. I njëjti njeri është.

-A e keni ju frikë Berishën në gjithë këtë lëvizje që po bën?

As nuk e shkoj ndërmend që Berisha jo vetëm për moshën qëka, por dhe për atë çka e njohin shqiptarët do të përbëjë rreizk për PS. Po ai ëShtë rrezik për një pjesë të demokratëve për shkak se një pjesë e ndjekin dhe unë e besoj që e ndjekin me zemër, pasi është themelues i PD, por ju e dini që ka një malore shumë të lartë përpara. Jo vetëm që është i papranueshëm për partnerët perëndimore dhe aq më tepër Shqipëria që është një vend i vogël dhe shumë i ndërlidhur me interesat e komunitetit të vendeve demokratike.

Së dyti praktikisht kanë çarë partinë e tyre. Kur të dyja çopat apo të treja çopat ishin të tërë bashkë, pasi sëbashku ishin qoftë në prill 2021, por dhe më parë dhe arritën atë rezultat, nuk e di se si të ndarë do të jenë më efektivë. Por logjika më thotë që do të jenë më të dobët seç ishin./m.j

Next Post
Kocaqi, Guri, Demiraj e Vasili, kandidatë për president?! Avokati i njohur: Mjerë Shqipëria! Shohin Metën dhe…!

Kocaqi, Guri, Demiraj e Vasili, kandidatë për president?! Avokati i njohur: Mjerë Shqipëria! Shohin Metën dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In