• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahia e shkarkoi/ Administratori i Postribës: Ai e ka përçarë PD, do ndjek hapa ligjore, shihemi në zgjedhje

by Java News
15/04/2022 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për administratorin e Postribës Altin Shabaj, shkarkimi i tij nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës Bardh Spahia, nuk i shërben bashkimit i cili është edhe qëllimi i demokratëve këto momente, po përçarjes së PD. Ai këmbënguli se shkarkimi është anti-ligjor dhe nuk do ë ngurojë të ndjekë rrugën e drejtësisë për këtë vendim.

Duke folur për mediat, Shabaj tha se arsyeja e shkarkimit lidhet me faktin se ai mbështeti kandidatin e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

“Kjo nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së PD. Bardh Spahia është njeriu qe në vazhdimësi ka përçarë PD dhe unë e kam thënë edhe më herët. Sa i përket shkarkimit, ajo është bere në mesnatë në zyrat e bashkisë, ngjashëm si dikur celulat komuniste. Unë do të ndjek hapat ligjor mbi këtë vendim. Kam qenë dhe do të vazhdoj të kontribuoj për PD. Edhe më 6 mars mbështeta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe është marre ky vendim. Koha do ta tregojë se kush ka patur të drejtë. Më vjen keq qe ishim unë dhe Darragjati të paret që po largohemi edhe pse jemi dy njësitë përherë fituese të PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”, tha ai.

Ditën e djeshme me ardhjen në krye të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka filluar shkarkimin e njerëzve të ish-kryebashkiakes, Voltana Ademi, edhe pjesë kjo e fundit mbështetëse e Sali Berishës. Ai ka firmosur shkarkimin e 2 administratorëve, atij të njësisë Administrative të Postribës, Altin Shabaj dhe atij të Dajçit, Gjovalin Darragjati.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Darragjati, duke thënë se shkresa e cila sipas tij u përcoll dorazi përmbante tone kërcënuese. Ai tha së nëse Spahiu nuk i kërkon falje lidhur me këtë veprim do t’i drejtohet institucioneve përkatëse.

g.kosovari

Next Post
“Të ekzekutuan pas shpinës! Mallkuar qoftë ajo dorë”/ Haradinaj kujton vëllanë e vrarë

“Të ekzekutuan pas shpinës! Mallkuar qoftë ajo dorë”/ Haradinaj kujton vëllanë e vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In