• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Asgjësohen municionet e tepërta të Forcave të Armatosura

by A R
19/01/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar me sukses proçesi i asgjësimit të municineve të tepërta, të pa nevojshme dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura. Ministrja Kodheli ka vlerësuar punën dhe angazhimin disa vjeçar  për përmbylljen me sukses të sfidës madhore për asgjësimin e municioneve të tepërta, jashtë nevojave të FA-së dhe pa vlera përdorimi e financiare.

“Shkatërrimi i municioneve të tepërta është arritje e rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe për sigurinë e stabilitetin rajonal. Këto municione ishin një bombë me sahat, e cila prej dekompozimit apo vetëndezjes një ditë mund të shpërthente dhe dëmtonte popullsinë dhe mjedisin”, – theksoi Kodheli.

Me këtë rast ajo falënderoi të gjthë ata që kontribuan në këtë proçes dhe shprehu mirënjohjen e thellë të saj për angazhimin, përkushtimin dhe punën e bërë ndër vite për demilitarizimin nga të gjithë aktorët, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës Mbështetëse, specialistët dhe punëtorët e uzinave të demontimit në Mjekës, Gramsh e Poliçan, për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme. Gjithashtu, ministrja Kodheli theksoi se ky proces do të ishte i pamundur pa asistencën e donatorëve ndërkombëtarë, të cilët na mbështetën me pajisjet dhe makineritë e duhura, trajnimin e personelit dhe financimin e procesit të demontimit, raporton Shqiptarja. com .

”Suksesi në këtë proçes na bën të ndihemi krenarë që kemi përmbushur një prioritet të rëndësishëm dhe kemi çliruar vendin tonë nga një rrezik për sigurinë e vendit tonë dhe rajonit. Si vend aleat i NATO-s dhe kandidat për BE, edhe në këtë mënyrë, ne po kontribuojmë jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ambientit ku jetojmë”.

210564

Proçesi i asgjësimit të municioneve të tepërta dhe jashtë përdorimit në Forcat tona të Armatosura ka qenë një proçes sa i vështirë dhe i rrezikshëm, aq edhe i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në vendin tonë, por edhe më gjërë. Ky proces ka filluar në vitin 2001 dhe ka vijuar për disa vite rresht.

Vetëm gjatë periudhës 2009-2015 janë asgjesuar 100.807 tonë municione të tepërta, nga të cilat 27.323 janë demontuar nga kompania AME, 25.740 nga Uzina e Mjekësit, 23,450 nga Kombinati i Poliçanit, 6.512 nga Uzina e Gramshit, ndërsa 17.873 nga MEIKO. Krahas punës, angazhimit dhe përkushtimit maksimal të strukturave përkatëse të FA, asgjesimi i municioneve të tepërta u realizua edhe falë mbështetjes financiare që donatorë të huaj nga NATO, OSBE etj dhanë përgjatë realizimit të këtij procesi, raporton Shqiptarja.com.

210563

Në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, përveç ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë të FA-së etj. Gjithashtu edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Donald Lu, ambasadori i OSBE-së, z. Florian Raunig, atashe ushtarakë të vendeve të NATO-s të akredituar në vendin tonë etj.
210562

Next Post

Moti ftohtë, OSHEE: 30% rritje konsumi, probleme në Tiranë për shkak të mbingarkesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In