• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA paralajmëron Serbinë pas blerjes së armëve nga Rusia: Do keni pasoja të rënda, kujdes

by Java News
02/04/2022 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarja amerikane nga Pentagoni, Laura Cooper,  në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për tregtinë e armëve që Serbia e bën me Rusinë.

Zyrtarja amerikane ka thënë se dihen qartë pasojat për ata që blejnë pajisje ushtarake nga Rusia.

Cooper ka përmendur Ligjin CATSA që nënkupton kundërshtimin e kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve dhe thotë se një rregulli të tillë i përmbahen.

Njeheresh Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të fokusuara në stabilitetin e Ballkanit perëndimor pas paralajmërimeve se Rusia mund të ndërhyjë në rajon.

Deklarata vjen nga zëvendës ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë, Laura Cooper.

“Pa dyshim ka një histori të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në rajon duke u përpjekur të nxisë tensione. Dhe mendoj se ne po shohim që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Jam vërtet e kënaqur jo vetëm nga niveli i vëmendjes së Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit, por edhe se mendoj se edhe partnerët tanë të BE-së janë investuar shumë në sigurimin e stabilitetit”

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, diplomatja shprehet se Moska mund të destabilizojë rajonin duke përdorur ndërhyrje kibernetike, shitjen e armëve si dhe përdorimin e korrupsionit.

“Rusia ka një sërë taktikash që mund t’i përdorë përsëri. Ajo mund ti rikthehet  përdorimit të strategjive të caktuara, duke përfshirë ndërhyrjen kibernetike, dhe së fundmi kemi parë shembuj të kësaj, pastaj manipulimi i hapësirës informative që është ende prezente. Ato mund të instrumentalizojnë korrupsionin, i cili ka një efekt veçanërisht gërryes në rajon. Dhe sigurisht ata mund të përdorin shitjen e armëve, burimet ushtarake si një mjet ndikimi.”

E pyetur nëse ka një paralelizëm mes ndërhyrjes e Rusisë në Ukrainë me atë të NATO-s në vitin 1999 në Serbi për të ndalur Millosheviçit, zyrtarja e lartë u përgjigj:

“Nuk ka absolutisht asnjë ngjashmëri mes këtyre situatave. Ajo që shohim sot është një fuqi e madhe që ka zgjedhur të sulmojë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike pa asnjë provokim dhe po kërkon të pushtojë pjesë të konsiderueshme të atij vendi duke bombarduar popullsinë civile dhe duke penguar dhënien e ndihmës humanitare .”

Duke u ndalur në marrëdhënien e ngushtë Rusi-Serbi edhe në mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, diplomatja amerikane nënvizoi se Beogradi duhet të marrë vendimin e tij dhe të ndëshkojë një vend që po bombardon civilët./m.j

Next Post
Ironia e De Biazit: Te Shqipëria mund të bëj edhe drejtorin teknik, por ua kam lënë radhën të rinjve si… Edi Reja

De Biazi sfidon kritikët pas eliminimit të Italisë: Është mirë të shkosh në dasma, por është keq të marrësh pjesë në varrime?

Comments 2

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ç,punë ke ti moj që kërcënon përtej oqeanit Atlantik se ç,duhet të bëjnë shtetet që s,janë koloni enjuaja? Vrasës e kriminel të botës së qytetëruar jeni.Vrasës pa skrupuj dhe hiqeni si engjëj edhe kur kërcënimi.Lsrg duart nga Europa,të cilën nëpërmjet NATOS e keni bërë koloni.Mallkusr qoftë politika juaj ekspansioniste,agresive,militare vrastare.Mos e ngritshi kokën kurrë o të paturp që kërcënimi popujt sovranë duke ju marre gjithçka,deri shpirtin e.tyre.Kujtohuni juve vrasës amerikanë ç,i bëtë 1000000 milion irakenëve që i çuar në botën tjetër,mijëra të tjerë i lartë të gjymtuar pa shpi kstandi pa asgjë.Po kështu në Libi Tunizi Marok Siri Afganistan etj.S,u ngopet ju gjakpirës me gjakun e të pafajshmëve.Mallkuar.. pafajshmëve.Mos ua pafsha bojën dhe mos ua dëgjofsha zërin jo gangsterëve politikë që e hidhët.botën në luftë Mallkuar me shpirt

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Të çmendurbe të botës u duhet treguar vendi.Amerikë vrastare,kanibale,gangstere

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një vrasje që mund të shpëtojë botën nga shembja

January 8, 2026
Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

January 8, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Një person vjedh dyqanin në Yzberisht, plagos shitësen me thikë

January 8, 2026
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Na mësoi se me gjeste të vogla mund të ndryshojmë botën

Përmbytjet, Begaj: Ndiqni udhëzimet e strukturave për evakuim! Jeta e qytetarëve mbi gjithçka

January 8, 2026
Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

January 8, 2026
Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

January 8, 2026
Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

Moti i keq, punonjësi humbi jetën në krye të detyrës, reagon Bashkia e Durrësit

January 8, 2026
Njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë/ Policia arreston 3 persona për gjueti të paligjshme

Rikthehen gjuetarët, Begaj i jep “OK” ligjit, bie ndalimi mbi 10-vjeçar

January 8, 2026
Mbreti i Panairit

Kush matet me Lea Ypin

January 8, 2026
Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In