• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare kitaristi i Eagles Glenn Frey

by Lorenc Vangjeli
19/01/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Glenn Frey, njëri nga anëtarët themelues të bandës më të vjetër e shumë të njohur “Eagles”, ka vdekur në moshën 67 vjeçare pas një lufte të gjatë me problemet në stomak. Muzikanti, i cili shkroi dhe bashkë-shkroi këngët më të famshme të këtij grupi – duke përfshirë “Hotel California” dhe “Take It Easy” – ka vdekur në New York nga komplikimet që rrjedhin nga artriti reumatoid, kolita ulcerative akute dhe pneumonia, raporton The Telegraph.

Një deklaratë e lëshuar në emër të familjes së tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit, e cila konfirmoi vdekjen e tij, fillimisht është raportuar nga TMZ. “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë keqardhjen tonë, as dashurinë dhe respektin tonë për të gjitha ato që ai ka dhënë për ne”, thuhej në këtë deklaratë. Frey ka shkruar dhe bashkë-shkruar shumë këngë të grupit së bashku me Don Henley.

“Ai ishte si një vëlla për mua; ne ishim familje, dhe si në shumë familje, ekzistojnë disa mosfunksionime”, ka thënë Henley në një deklaratë. “Por, lidhjen të cilën e kemi krijuar 45 vjet më parë asnjëherë nuk e kemi thyer, edhe gjatë 14 vjetëve që Eagles ishte shpërbërë.

Frey ishte anëtarë i Eagles dhe ka performuar me grupin në koncertet e fundit, duke përfshirë turneun “History Of The Eagles” i cili është mbajtur në muajin korrik të vitit të kaluar.

Ai iu nënshtrua një operacioni në zorrë, nëntorin e kaluar, duke detyruar bendin të mos marrë pjesë në një ceremoni, e cila është mbajtur muajin e kaluar në qendrën Kennedy në Washington dhe në të cilën do të nderoheshin së bashku me artistët e tjerë. Mjekët thanë se ky operacion do të kërkojë një periudhë të gjatë për rikuperim.

Frey kishte probleme me zorrë, pasi që ka konsumuar në masë të madhe alkohol dhe drogë kur grupi ishte në kulmin e popullaritetit në vitet e ’70-a.

I rritur në Michigan, ai formoi grupin “Eagles” së bashku me Henleyn, Randy Meisner dhe Bernie Leadon në vitin 1971 pas kuartetit që ka vepruar si mbështetje e muzikantëve për Linda Ronstadt në turne.

Next Post

7 ministra shqiptarë pjesë e qeverisë teknike në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In