• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fejton: Gomerët e Shqipërisë protestojnë

by Xhevdet Shehu
30/03/2022 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Xhevdet Shehu
Pas një përvoje shumëvjeçare në gazetari, me dekada, dje jam ndeshur me një nga gjërat më të çuditshme në këtë botë: Më mbërriti një protestë, në formën e një letre të hapur, e Shoqatës Mbarëkombëtare të Gomerëve të Shqipërisë, me lutjen që ta botonim në gazetë. Unë i marr shumë seriozisht shqetësimet që na vijnë, qofshin dhe nga kafshët. Në fund të fundit duhet të pranojmë se jetojmë në një shoqëri të hapur dhe me të drejta të pakufizuara, si për njerëzit që u ngjajnë kafshëve, ashtu dhe për kafshët që shfaqen shpesh më të mira se njerëzit.
Pasi pashë përmbajtjen dhe u binda në argumentet, me miratimin e Kryeredaktorit, vendosa ta bëj publike përmbajtjen e kësaj letre tejet mbresëlënëse dhe problematike për shoqërinë aktuale shqiptare sot e për nja një shekull më vonë. Lexuesi le të gjykojë dhe të vendosë vetë mbi rëndësinë e saj.
Po e botojmë në vijim pa asnjë redaktim.
Letër e Hapur mbarë opinionit shqiptar
Për dijeni: Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetares së Kuvendit, Opozitës së Foltores, Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Jyri Kim
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nju Jork
Ambasadorit të OSBE-së dhe atij të BE-së
Ne, Shoqata Mbarëkombëtare e Gomerëve të Shqipërisë, po ju drejtohemi me këtë letër të hapur për një shqetësim të paparë që nga koha e krijimit të botës. Prej disa ditësh, Kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij Edi Rama, ka vendosur në hyrje të Kryeministrisë, godinës më autoritare të shtetit tonë 110-vjeçar, tre kuaj. Në pamje të parë duket sikur nuk ka asgjë të keqe. Për herë të parë në historinë tonë kombëtare, kafshët janë kthyer në një simbol përfaqësimi. Madje do të thonim se për herë të parë në historinë e njerëzimit, edhe kafshët pranohet se janë pjesë e bashkëqeverisjes. Ne, gomerët e kuptojmë fare mirë, se ky është një gjest i lavdërueshëm, tejet domethënës në kuadrin e konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njerëzve dhe kafshëve.
Deri këtu jemi OK. Po ku qëndron shqetësimi ynë që na bën të revoltohemi dhe që na detyron me shumë mundim të ulemi dhe të shkruajmë këtë letër të mundimshme dhe me lot në sy opinionit tonë shumë të nderuar dhe autoriteteve shumë të respektuara të lartpërmendura në hyrje të kësaj letre.
Po e themi shkoqur: Tek hyrja e Kryeministrisë nuk duheshin vendosur kuaj, por gomerë. Ne, kafshët më të duruara të botës, simbol i urtësisë dhe durimit midis botës kafshërore ndihemi të diskriminuara në këtë rast. Argumenti? Fare i thjeshtë: 83.4 për qind e parlamentit dhe 87.9 e qeverisjes aktuale në të gjitha shkallët e administratës, janë të përfaqësuar nga gomerë dhe gomarica. A nuk e meritojmë ne një monument madhështor në hyrje të godinës më prestigjioze qeveritare?
Dëgjuam ca zëra se na përfaqëson tek hyrja e godinës së Kryeministrisë një pelë. Është ajo që ka ulur kokën dhe duket sikur ha bar. Nuk jemi aspak dakord. Nuk mund të pranojmë të na përfaqësojë pela. Kemi një konflikt të hapur interesi me të. E kemi kuptuar nga reagimi i mushkave. Mushkat, pranojnë amësinë, por mohojnë atësinë. Mburren se kanë dajo kalin, por thartojnë turinjtë kur i pyet për babain. Dhe babai i mushkave është kryeveshgjati, pra kryegomari ynë. Le ta marrin vesh njëherë e mirë gjithë raca e kuajve këtë pohim që po e bëjmë për herë të parë me zë të lartë dhe botërisht. Mushka është më shumë e jona, se sa e kuajve. Që të mos fillojmë të zihemi midis nesh, që të mos rrëmbejmë varera e qysqia, le ta lemë me kaq. Zgjidhja është fare e thjeshtë: Hiqni kuajt dhe vini gomerët para Kryeministrisë! Kemi një parandjenjë se do të keni konsensusin edhe të kafshëve të tjera, fjala vjen, edhe të derrave, dhelprave dhe pulave…
Ne, Shoqata Mbarëkombëtare e Gomerëve të Shqipërisë ndihemi krenarë për argumentet që sollëm më sipër dhe kërkojmë të na vihen të drejtat vend. Kërkojmë konsensusin e kuajve dhe të pelave për këtë protestë dhe shpresojmë se do të gjejmë edhe mirëkuptimin e Kryeministrit aktual.
Next Post
FOTO/ Banesa me kamera sigurie, por autorin e tritolit e pa vetëm Talo Çela nga arratia

Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës nga Nuredin Dumani/ Publikohet FOTO e vrasjes

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Je Fantastik…Xhevdet Shehu…madheshtor…
    Një kryevepër që do të konkuronte SHVEJKUN…….DON KISHOTIN….etj….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In