• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gazetari investigativ: Helmimi i Abramovich ishte paralajmërim për të mos tradhtuar Kremlinin

by Java News
29/03/2022 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Christo Grozev që punon për gazetën Bellingcat, i cili ishte i pari që publikoi helmimin e miliarderit rus Roman Abramovich, thotë se ky incident ka qenë një paralajmërim për të.

Miliarderi rus Abramovich ka marrë rolin e negociatorit për Ukrainën në raport me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Dhe duket se helmimi i tij dhe dy negociatorëve ukrainas, dyshohet me lëndë kimike por që nuk është përcaktuar ende, ka qenë thjesht një paralajmërim për të dhe për të tjerët që të mos tradhtojnë Kremlinin.

“Doza nuk ishte e lartë për të vrarë asnjë nga të tre. Objektivi më i mundshëm ishte Abramovich. Dhe ka kuptim. Ai doli vullnetar për të luajtur rolin e një ndërmjetësi të ndershëm, por oligarkë të tjerë rusë ishin shkëputur nga pozicionimi i Kremlinit dhe kritikuan luftën. Kështu që mund të shihet si një shenjë paralajmëruese për ata që të mos jenë shumë të ndershëm si ndërmjetës”, tha gazetari Grozev për Times Radio.

Ndërsa autoritetet britanike e kanë konsideruar shqetësuese tentativën për helmim gjatë bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë më 3 Mars.

Një zëdhënës i Abramovich pranoi se miliarderi rus kishte pasur simptoma, por nuk bëri deklarata të tjera.

Roman Abramovich shfaqi probleme me djegie të syve, dhimbje si dhe acarim të lëkurës në fytyrë dhe duar, shenja të cilat shkaktohen nga agjentë nervorë kimikë.

Deri tani Rusia nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë incident.

g.kosovari

Next Post
“Kriza energjitike e pashmangshme”/ Rama: Qytetarët s’do të paguajnë çmim të rritur bilete transporti

"Kriza energjitike e pashmangshme"/ Rama: Qytetarët s'do të paguajnë çmim të rritur bilete transporti

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Abramoviç është hebre siç është dhe Zelenski.Zelenski i kërkoi SHBA,Anglisë etj.që të mos e konfiskonin Abramoviç se gjoja ai ishte garant për negociatat mes palëve.Pra është hebre,do të dojë më shumë Zhelenskin.hebre se Carin rus Putin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In