• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, ose rikthimi i një megafoni ushtarak të prishur, monoton e të ndryshkur

by Ilir Yzeiri
28/03/2022 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Nuk ka gjë më të bezdisshme sesa të merresh me Berishën dhe me ato që ai bën dhe dërdëllis nëpër Shqipëri. Për ata që kanë jetuar periudhën e zboreve ushtarake, ai ngjet me ata altaparlantët e zboreve që viheshin lart në majë të ndonjë shtylle telefoni dhe ndizeshin periodikisht sidomos në kohën kur jepeshin lajmet duke i rishpërndarë ato edhe me anë të këtij mjeti që e shumëfishonte zërin e radios.

Më kujtohet se kur kam lexuar librin e Jusuf Vrionit të shkruar bashkë me Erik Faj «Kujtimet e një europiani», në një vend ai kujton se kur ishin duke punuar në një kamp pune në kohën që ishte i arrestuar, më duket në ndërtimin e aeroportit të Tiranës ose në një fshat në Myzeqe, altaparlanti që transmetonte ose që lidhej me Radio Tiranën, gabimisht, ishte lidhur me një stacion rumun dhe po jepte muzikë xhazi. Ne mbetëm të pataksur, kujton ai, pastaj shpejt gabimi u kap dhe radioja vijoi avazin e vjetër.

Altaparlanti si mjet i shumëfishimit të zërit që përdorej për propogandë në kohën e socializmit e sidomos në vendet me shoqërizim të spikatur si kampet e punës, zboret, aksionet etj., ishte një folës apo zëri i një autoriteti që kërkonte të ishte i pranishëm kudo. Me anë të atij zëri dëgjuesit nuk informoheshin, por qëllimi ishte të edukoheshin dhe ky edukim bëhej përmes përsëritjes bajate të së njëjtit tekst. Përsëritja e vazhdueshme në ligjërim e të njëjtit tekst sjell si pasojë humbjen e kuptimit fillestar të asaj që shënon ai tekst dhe frazat apo thëniet që shqiptohen mbeten si zhurma pa përmbajtje.

Pikërisht këtë efekt të bëjnë edhe ato që thotë Berisha. Ai është kthyer në një altaprlant të bezdisshëm e të neveritshëm që jo vetëm nuk dëgjohet më, por krijon efektin e kundërt. Ai ndot ambientin publik me zhurma. Thëniet e tij, me qenë se e kanë humbur përmbajtjen fillestare, janë kthyer në zhurma. Këto zhurma eksitojnë vetëm militantët e tij fanatikë ashtu siç ndodh në një disko ku vetëm tingujt ndezin të pranishmit që kanë konsumuar alkool pa qenë nevoja të marrin vesh se çfarë po transmetohet.

Duke u shndërruar në një altaparlant të bezdisshëm e pa asnjë përmbajtje, ai po shkatërron institucionin që prodhon zërin opozitar. Sot demokracia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Altaparlanti i ndryshkur ushtarak i viteve ’50 me të cilin identifikohet Berisha, ka shuar artikulimet e njëmendëta opozitare dhe ka hedhur në erë institucionin e opozitës apo atë instancë që duhet të prodhojë ligjërimin opozitar në Shqipëri.

Dëmi që Berisha po i bën Shqipërisë është i papërfillshëm sepse modeli i tij po u tregon shqiptarëve se çfarë forme ka e keqja politike në këtë vend, ndërsa shkatërrimi që ai po i bën opozitës është me pasoja katastrofike. Për fat të keq, Berisha është një nga argumentet pse ne, shqiptarët, nuk e njohim dhe nuk e pranojmë pluralizmin politik, por jemi të prirur të identifikohemi me pushtetin autoritarist.

Next Post
Alfred Balla zgjidhet kryetar i ri i KLP-së, zëvendëson Gent Ibrahimin

Alfred Balla zgjidhet kryetar i ri i KLP-së, zëvendëson Gent Ibrahimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

August 6, 2026
Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

August 6, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

August 6, 2026
Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com