• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SK Tirana fiton Kupën e Shqipërisë pas 26 vitesh/ Veliaj i pret në zyrë: Investimet e reja në sport sollën rezultat

by Java News
26/03/2022 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadra kryeqytetase e volejbollit për meshkuj riktheu në Tiranë trofeun e Kupës së Shqipërisë pas 26 vitesh. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti skuadrën kampione, ndërsa theksoi se ky është viti i Tiranës.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm, që Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj rikthehet në shtëpinë bardhë e blu pas 26 vitesh. Ju faleminderit çuna, e vlerësoj jashtë mase  përkushtimin tuaj. Ia ka vlejtur edhe përkushtimi ynë – kemi një lidership të ri në SK Tirana, por kemi edhe investime të reja, siç është ‘Fahrije Hoti’. Shpërblimi vjen kur çunat e gocat sjellin rezultate. Po investove është njësoj si të hedhësh farë të mirë në arë – po e plugove, do kesh produkt. Kur bën investime edhe në burime njerëzore, edhe në financa, kupat nuk vonojnë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Veliaj tha se ky rezultat duhet mbajtur jo vetëm në volejboll, por edhe për sportet e tjera, duke vënë theksin te futbolli.

“Tani që edhe Shoqata e Tiranës në Futboll u njoh nga gjykata, por edhe federata e pranoi atë verdikt, do merremi seriozisht edhe me futbollin në Tiranë. Çfarë ndodh jashtë Tiranës, secili duhet të bëjë betejat e veta, por ne këtu, ekipet tona i ruajmë me fanatizëm, i financojmë me përkushtim dhe sigurisht, ndiejmë një kënaqësi të posaçme. Pothuajse çdo javë një nga ekipet tona ka sjellë një kupë në Tiranë”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion të të rinjve të talentuar të gjitha palestrat e shkollave.

“Hapëm 14 shkolla, kemi rreth 10-12 që do i hapim këtë vit, përfshirë edhe qershinë mbi tortë – gjimnazin ‘Sami Frashëri’. Palestrat e tyre duam t’i vëmë në dispozicion për ekipet zinxhir. Ne nuk duhet të mjaftohemi që kemi një ekip elitar, na duhet të shohim edhe ekipet nën 16 vjeç, 12 vjeç, 10 vjeç, e kështu me radhë, për t’u siguruar që pasurojmë ekipin dhe mendojmë  edhe për gjeneratën tjetër të Tiranës, jo vetëm për këtë vit, ku jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ndaj, duam të vendosim në dispozicion disa nga palestrat super cilësore të shkollave, të cilat kanë thuajse të njëjtën cilësi si salla jonë model “Fahrie Hoti”, përfundoi Veliaj.

Shqiptarja.com

Next Post
Pas 12 ditësh në qeli, lirohet Helidon Gjikoka i çështjes së pronave në Dhërmi

Pas 12 ditësh në qeli, lirohet Helidon Gjikoka i çështjes së pronave në Dhërmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In