• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Incidenti me gazetarin, organizatat kërkojnë shkarkimin e drejtorit të TK

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër organizatat e gazetarëve në vend protestojmë sot ndaj qëndrimit të Ministrisë së Kulturës ndaj incidentit të datës 15 janar 2016, ku gazetari i ABC News, Eni Shehu, ka denoncuar drejtorin e Teatrit Kombëtar se e ofendoi dhe dhunoi fizikisht,

Lidhja e Gazetareve të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve, Shoqata e Mediave Elektronike, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të TK-së, në një letër drejtuar ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ja deklarata e organizatave të gazetarëve:

Ndonëse kanë kaluar tre ditë, ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të analizuar këtë ngjarje të rëndë, madje në një sfidë të hapur me lirinë e medias, deklaroi se mbështet qëndrimin e Teatrit Kombëtar. I kujtojmë ministres Kumbaro, se qëndrimi i Teatrit është ai i Hervin Çulit, që bën njëkohësisht edhe drejtorin edhe regjisorin, duke ndikuar kështu tek deklaratat e punonjësve që kanë kontrata të lidhura me të. Ne e konsiderojmë të patolerueshme dhunën ndaj gazetarëve, aq më tepër kur ajo ushtrohet nga individë me funksione publike dhe që paguhen nga taksat e qytetarëve. Për këtë arsye i kërkojmë ministres së Kulturës shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të Teatrit Kombëtar, si shenjë reflektimi ndaj një akti ta papranueshëm për një shoqëri të civilizuar.

Nëse ministria nuk do të reagojë përsëri dhe do të përpiqet të justifikojë aktin e shëmtuar, ne paralajmërojmë përshkallëzim të protestës tonë, duke u kërkuar mediave të refuzojnë pasqyrimin e çdo aktiviteti të ministrisë së Kulturës. Deklarojmë me përgjegjësi se në këtë hap të ardhshëm kemi mbështetjen e pjesës dërrmuese të mediave dhe kolegëve gazetarë si dhe të organizatave homologe ndërkombëtare që kanë marrë dijeni dhe kanë reaguar për këtë rast.

Next Post

Një instruktor pilotimi synon të hapë shkollë në Ferizaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In