Deputeti socialsit Armando Prenga ka kërkuar gjykim të shkurtuar, në lidhje me akuzën e plagosjes me armë zjarri të dy vëllezërve Cali dhe armëmbajtjes pa leje. Kërkesën për gjykim të shkurtuar e bëri avokati i tij mbrojtës Baftaj Rusi në Gjykatën e Lartë.
Prokurori i çështjes ka rënë dakord me kërkesën e deputetit Prenga, ndërsa trupa gjykues do marrë vendim me 9 shkurt. Nëse Gjyakta do të pranojë kërkesën e deputetit për gjykim të shkurtuar, në rast dënimi Prenga përfiton ulje me 1/3.
Prenga akuzohet për plagosje të lehte me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.