• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate të ashpra në Kuvend/ Elisa Spiropali “poshtëron” Sali Berishën: Hesht, Sovjetik!

by Java News
17/03/2022 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eisa Spiropali

Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, po dhëmbët e tu shkojnë ku i dikton frika. Fole për padrejtësi sepse ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali, ka mbaruar koha e sulltanatit tënd, Sali. Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nxirrje nga hiçi në krye të vendit për të mbrojtur ty, aleatët e tu, miqtë dhe familjen tënde. Dhe përmende, se sërish të shkoi gjuha ku dhemb dhëmbi, largimin e Shqipërisë nga perëndimi. Por sigurisht që perëndimi të larguar ty po kjo s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe largimin e saj, se duket sikur të kanë bërë hasha ty, të kanë nxjerrë non-grata ty dhe si rrjedhim edhe Shqipëria e perëndimi, e SHBA janë larguar nga Shqipëria. Jemi më afër se kurrë Sali. Nuk doja ta rëndoja sot se ishte i lumtur pas zgjedhjeve të 6 marsit. T’ja lëmë këtë lumturi të shkurtër pakicës së pakicës, dhe t’i kthehemi shumicës, popullit shqiptar, punëve që kemi bërë për ta. Paketën e Rezistencës Sociale që do kalojmë në ditët në vijim, që i referohet dhe adreson të gjitha çështjet, nga çmimet, tek taksat dhe gjithçka tjetër. Por sigurisht se nëse në protestë nuk del të flasësh shqiptarisht, por flet Putinësisht, patjetër që do të duket sikur kjo është qeveria e regjimit. Nuk ka protestë në botë, përveç asaj që nxitet nga Foltorja dhe non-gratat, që proteston sot për një krizë që nuk është shkaktuar nga ne, por është shkaktuar nga Putini dhe regjimi i tij kriminal i Kremlinit. Ky është fakti. Nuk mund të flasësh këtu me gojë për perëndimin, dhe të bësh punën e atij tjetrit.

Spiropali: Sali siç e thotë rregullorja e Parlamentit, koha për ty ka përfunduar, por këtë e ka thënë qytetarët përpara Parlamenti, koha jote ka mbaruar por ti vazhdon flet këtu, i flet vetes për të larguar frikën si ai që bërtet në pyll. Ti flet për integrimin dhe perëndimin por ti je në thelbin tënd lindori më i madh shqiptar. Ti je përçarësi më i madh i shqiptarëve, je sovjetiku i fundit në këtë vend. Dhe ti nuk lë rast, nuk lë luftë, nuk lë pandemi, nuk lë vdekje e fatkeqësi natyrore pa përdorur për veten tënde, për aksionin tënd politik. Flet për kufoma sepse sërish të shkon gjuha aty ku të dhemb dhëmbi. Atë ke bërë gjatë rrugëtimit tënd politik, nuk ke pyetur as për kufoma për pushtetin tënd dhe sot vjen flet për viktimat e COVID-it dhe të luftës e të fatkeqësive natyrore. Ky është turp, por një turp që duhet ta mbash se nuk janë vetëm mandatet që të vijnë përtej detit. Por edhe mandatet që të vijnë nga shqiptarët ato që ta kanë përcaktuar vendin. Nuk mjafton që ke mundur Lulin, e që ke mundur lulet e tjera këtu sepse sërish ke shkallmuar partinë tënde dhe je pakicë e pakicës.

Sali, nuk do gjesh në xhepat e mi, jo 5, jo dy milionë, jo një por asnjë cent në xhepat e mi të shqiptarëve nuk do gjesh, jo ti, po asnjë tjetër aty. Unë jam serbes dhe flas këtu dhe nuk më dridhet qerpiku që të merrem me ty as me këdo tjetër që i keni ngritur vetes idhuj të rremë. Në duart e mia Sali nuk do të gjesh as gjak, siç gjen në duart e tua apo të bashkëpunëtorëve të tu, e të ish-ministrave të tu. Gjakun e atyre viktimave e keni të përbashkët. Nuk do gjesh në këtë rresht të ministrave asnjë që i ka një borxh këtij vendi, as viktima e as kufoma. Ato rëndojnë në ndërgjegjen tënde. Mund të lexoja këtu edhe mandatën përfundimtare që ke marr. Ti këtu në këtë foltore, si minues i demokracisë, si i korruptuari më i madh, si i vetmi i shpallur në Ballkan për këtë akt, e ke marrë përgjigjen. Këtu nuk na flet ne, por i flet vetes për t’i dhënë zemër vetes tënde, dhe as për të qeshur nuk na bënë dot më se dikur ia dilje më parë. Po kjo, ne qeshim se nuk qajmë dot për faktin që ti sot në 2022-in ke shkatërruar partinë tënde dhe kërkon të shkatërrosh partinë, por nuk ia del dot sepse koha jote ka përfunduar.

Next Post
Paralajmërimi i Ramës: Do të krijojmë Komitetin Teknik për çmimet bazë

Rama i përgjigjet kritikëve: Kur lexoj ata që shkruajnë sa keq është shëndetësia, më mirë që s’u ka rënë rruga për në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com