DEBATI I PLOTË/ Çfarë ndodhi sot tek PD-ja? Të ‘besuarit’ i kërkojnë dorëheqjen, Basha shmanget sërish

Tiranë

Qe prej orës 11:00 të paradites së ditës së sotme, në një mbledhje maratonë prej 6 orësh u mblodh Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Mbledhja e cila nisi qetë përfundoi me debate të forta dhe largime nga salla.

Edhe pse kërkesat për dorëheqje ishin të shumta, kryedemokrati Lulzim Basha tha se është gati të ndërmarrë çdo hap për bashkimin e demokratëve. Duke i lexuar kërkesat e deputetëve si analizë e situatës, kreu i PD tha se vendimin do ta marrë pasi të dëgjojë edhe strukturat e tjera drejtuese të partisë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, si edhe 2 nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar i kërkuan të tërhiqet bashkë me Berishën.

Pas Enkelejd Alibeajt, edhe Jorida Tabaku, 2 mbështetësit e tij kryesor i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës. Ajo ka deklaruar se është gati që të heqë dorë dhe nga posti i deputetet, për të mirën e PD, e ndërsa tha se duhet gjetur patjetër se cili është hapi përbashkues i të gjithë demokratëve.

“Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që kemi bërë mirë. Kam qene e angazhuar me komisionin mediatik, nuk kam patur mundësi të përfshihem si kolegët e tjerë. U përfshiva 4 ditët e fundit. Falënderoj koleget që votuan edhe në parlament në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në politik na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar përbashkim. Jam sulmuar ose kam kërkuar te jemi bashke. Rezultati që morëm ne terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashke dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri nëe terren nga PD. Ne nuk mund te jemi parti zyrash. Në çdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në loje, as e Bashës, e Jorides. Është PD ne loje. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm. Dëshira për të dale nga këtu ku jemi, ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktoret ne PD të bashkohemi dhe ne te ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Ramës, jo njeri tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisës dhe ne duhet të jemi një alternativë e tille. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, te jemi ne terren. Të jemi të thjeshte, se jemi për here të tretë në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambice personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di te them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët”, tha Tabaku në mbledhje.

Nderkohe nje deklrate e ngjashme u b edhe nga Sekretari i Pergjithshem  Gazment Bardhi. Ai thotë se tërheqja e Lulzim Bashës dhe e Berishës do të ndihmojë demokratët të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën brenda partisë.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem fryme jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm per t’i dhëne mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratët në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje luftë dhe që i bën bashkë demokratet. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qene të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plote, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjelle demokratët në pushtet”, ka thënë Bardhi.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se tre janë konkluzionet:

Një hap pas i zotit Basha e zotit Berisha, grup i përbashkët punë, zgjedhjet me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë. Zëra kundër ka pasur edhe nga deputetë të tjerë, duke nisur që nga Grida Duma, që tashmë i ka dalë hapur kundër, por edhe deputeti Helidon Bushati, i cili tha se nëse Lulzim Basha do të jepte dorëheqjen, do të humbte karrigen e tij, por do të fitonte respektin e demokratëve.

Deputeti demokrat, Dashamir Sula ka bërë një propozim konkret për të gjetur zgjidhjen për bashkimin e PD-së.

“Tërheqja e zotit Basha dhe krijimi i një nukli dhe të punojë me një grup nga foltorja pa Sali Berishën e të punojnë për PD. Nukli i dy palëve të drejtojë PD deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti”, tha Sula.

Edhe ai është rreshtuar në radhët e deputetëve që i kërkojnë dorëheqjen, teksa paralajmëroi se mund të largohet edhe ai vetë.

“Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë. Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja! Ju kryetar por edhe Sekretari i Përgjithshëm, të cilin në këto zgjedhje e delegove si drejtues politik në Elbasan, e dini fare mirë angazhimin dhe kontributin që kam dhënë. Fol Gazi, më thuaj nëse e kam gabim? A jam unë ai që e kam mbuluar 50% të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ne Elbasan me çdo shpenzim që kam pasur? E kam bërë me zemër dhe ndërgjegje të pastër që nuk po e bëj as për Lul Bashën dhe as për Gaz Bardhin, por për një parti dhe njerëz që i dua me shpirt. Çfarë kam kërkuar unë për gjithçka që kam dhënë? Asgjë! Absolutisht asgjë! Ja ku e ke z. Basha gjithë grupin parlamentar që të mbështeti në vendimin që more për Sali Berishën. Pavarësisht se ti personalisht pavarësisht insistimit të gjithë kolegëve nuk dole asnjë ditë në bazë për ta sqaruar atë vendim. Unë nuk jam bërë pishman sepse nisemi nga parimet e kushtetutës tonë, statutit që në prambulën flet për marrëdhënien me SHBA. Por nëse thua kam partneritet me SHBA, sillu si politikan perëndimor! Mos ngel rob i egos për të qenë domosdoshmërisht në krye të kësaj partie, pavarësisht çdo rezultati. Ka ardhur koha që të gjithë të marrin frymë lirisht. Ti vetëm i pari ke nevojë”, tha Sula. 

I ashpër ka qenë deputeti Helidon Bushati në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, ku tha se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës do të ndihmonte për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës së brendshme.

“Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i pare në historinë tonë që një kryetari partie  i kërkohet dorëheqja nga grupi i i vet parlamentar. Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën PD të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen. Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë…dorëheqjen. Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokratë ata shqiptarë që presin prej nesh.  Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi.

Deputeti demokrat Flamur Hoxha nuk i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, por tha se duhet gjendur një zgjidhje që partia të mos i dorëzohet Sali Berishës.

“Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha, Ishte kjo ajo që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht s’kam fituar asgjë nga PD. Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse. Unë jam i pritur të bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush pre nesh reflekton e thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund t’i braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje.  Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri t’u thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD. Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë”, tha Hoxha.

Deputetja Ina Zhupa ka propozuar ngritjen e një strukture  që gëzon besimin e të dy palëve.

‘Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj çdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për ti përfaqësuar e mundur Edi Ramën.  Ndaj Partia Demokratike s’mund të diskutoj me e dyta apo e treta në zgjedhje, por duhet një plan bashkimi që ka si bazë votën e lirë të demokratëve. Nuk mund të qendrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qendrim i çdo deputeti të PD qe e do partine dhe ka për detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen. Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke  u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap nje gare per drejtimin e partise qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare. Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramen per te miren e cdo qytetari.’– tha Zhupa.

Lefter Geshtenja: Edhe pse gjykoj qe kjo mbledhje ka rendesi te vecante per shkak te situates ku ndodhemi. Do te vleresoja qe sot duhet te ishim te gjjthe ne proteste ne mbeshtetje te qytetareve qe po protestojne.

Gjithsesi une po e nis aty ku e lashe ne mbledhjen e fundit qe eshte koha qe cdonjeri nga ne duhet te bej nje hap pas.
Me vjen mire qe edhe sot pothuajse te gjithe koleget ketu e artikulojne kete qe ju duhet te beni nje hap pas. Duhet te bejne nje hap pas duke filluar nga dy njerzit  qe e kane cuar   PD ne kete pike. Une do kerkoja nje  “armpushim” mesdemokrateve,  qe situate te qetsohet dhe demokratet te bashkohen.

Hapja dhe bashkimi i PD duhet te nise nga rikthimi i demokrateve  brenda institucioneve te partise. Kjo levizje sipas meje eshte  e vetmja zgjiidhje per te bashkuar demokratet  ne baze. Eshte koha per te vepruar, nese nuk veproni Ju z Basha  ky grup eshte i destinuar te shperbehet. Ju dhe ish kryetari Berisha jeni ulur dhe keni arritur marreveshje me Ramen, ai ne 2008 e ju ne 2017. S’besoj qe ka ndonje arsye pse nuk mund te ulemi ne mes demokratesh per te gjetur nje zgjidhje per bashkimin e PD dhe daljen nga kriza per nje qellim akoma me te madh. Per tju ofruar shqiptareve nje alternative qeveresise dhe per ta nxjerre shqiperine nga agonia. Eshte koha per nje reflektim dhe analize te thelle  pasi te gjithe jemi pjese e pergjegjesise nga veprimi apo mosveprimi i gjithesecilit. Mendoj qe demokrateve ua kemi borxh  djersen mundin sakrificen qe kane bere ne keto 31 vjet , eshte momenti qe tua kthejme kete boxh duke mos pare per karriget tona dhe duke tejkaluar vetveten. Une nuk behem pjese e asnje klani qe ne nje menyre apo tjeter, me dashje apo padashje percan PD. Une jam dhe do te mbetem me PD dhe do te kontriboj fort me mundesite qe kam  qe kjo PD te jete e bashkuar dhe force qeverisese. Jam I sigurte qe  Partia Demokratike por edhe ne kete grup parlamentar ka plot njerez me integritet qe mund ti japim zgjidhje kesaj ceshtje. Une  do te deshiroja qe ky grup parlamentar te jete I bashkuar dhe jo i percare per interesa personale te askujt.

Ferdinand Xhaferri

Ndoqa me vemendje te gjithe diskutimet e deritanishme nisur qe nga dy zv. Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe te gjithe jane ne kohezion duke thene qe ju duhet te beni nje hap pas. Ndersa ju z. Basha keni deklaruar disa here qe jeni ne dispozicion te PD per nje zgjidhje. Te jesh ne dispozicion te PD per zgjidhje do te thote qe ju duhet te jepni doreheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite qe drejtoni opoziten. Si kudo ne perendim mbas humbjes, qe ne diten e pare te daljes se rezultatit, kryetaret japin doreheqjen. Pra, jepni doreheqjen sot dhe ky eshte hapi i pare drejt zgjidhjes. Mbas disa ditesh mblidhet grupi patlamentar per te nominuar me votim nje grup qe negocion me koleget qe jane tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta kete te qarte se Berisha nuk eshte zgjidhje per dy arsye baze: 1) opozita e 2025 nuk mund te shkoje ne zgjedhje me nje kryetar nin-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne po po qartazi u mind nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i veshtire por e vetmja rruge shpresdhenese.

Nga ana e tij Lulzim Basha tha se ishte i gatshëm për çdo zgjidhje, pa përjashtim, por pa artikuluar për asnjë moment fjalën ‘dorëheqje’. Basha thekson se zgjidhja nuk është përjashtimi i asnjë nga 3 palëve, as mbështetësve të tij, atë të Berishës si edhe as të atyre që nuk duan asnjërin, duke thënë se duhet mbajtur një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje.

Pra nëse dorëheqja e tij dhe e Berishës është një propozim, atëherë ky propozim duhet të marrë dakordësinë jo vetëm nga grupi i deputetëve, por nga të gjithë strukturat e partisë.

” Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”, tha Basha ndër të tjera, pergatiti BW.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com