• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-agjenti i lartë i CIA-s zbulon planin e nëndheshëm të Putinit në Ukrainë

by Java News
12/03/2022 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Paul R.Pillar “National Interest”

Një nga pikëpyetjet më të mëdha në lidhje me luftën në Ukrainë, ka të bëjë me mënyrën që do të zgjedhë presidentit rus Vladimir Putin për të dalë nga kjo situatë. Ai ka investuar në këtë pushtim shumëçka nga pozita dhe prestigji i tij, dhe nuk duket shumë realiste shpresa e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, se ai të bëjë një kthesë dramtike, duke u tërhequr me bishtin ndër shalë, edhe nëse rezistenca ukrainase do të vazhdojë të jetë aq kokëfortë dhe efektive siç ka qenë deri tani.

Që të jetë e pranueshme çdo rrugëdalje, Putini duhet të jetë në gjendje që ta portretizojë veten si fitues, edhe me ndihmën edhe të aparatit të tij propagandistik. Dhe një rol kryesor në këë rast, do të luajnë kushtet e çdo zgjidhjeje të negociuar të këtij konflikti.

Siç kanë sugjeruar shumë analistë, një formulë që përfshin neutralitetin e Ukrainës, dhe pranimin zyrtar se anëtarësimi i saj në NATO nuk është thelbësor. Por rëndësi ka dhe vetë rrjedha e luftës.

Nëse lufta merr një kthesë shumë në favor të Rusisë, Putini ka të ngjarë të mendojë më shumë mbi faktin që do të kishte fuqinë t’i imponohej rivalëve në mënyrë të njëanshme, dhe më pak mbi kompromiset që mund t’i duhet të pranojë.

Por nëse lufta shkon shumë keq për Rusinë, Putini mund të ketë më pak interes për të negociuar. Putini duhet të jetë në gjendje ta portretizojë veten – sërish me ndihmës e propagandës në Moskë – si një fitues diplomatik dhe ushtarak.

Këto ditë i është kushtuar shumë vëmendje sjelljes të Putinit si vendimmarrës, pra izolimit të tij të dukshëm, mbështetja tek një rreth shumë i vogël këshilltarësh, dhe fiksimi pas humbjes së perandorisë sovjetike. Por mund të nxirren disa sugjerime, se si mund të ndikojë tek diplomacia kursi i ardhshëm ushtarak i luftës.

Në përgjithësi, kushti i nevojshëm që të dyja palët ndërluftuese të jenë të interesuara të negociojnë mbi një marrëveshje paqeje në të njëjtën kohë, përshkruhet zakonisht si një ngërç që i dëmton të dyja palët. Ky koncept kërkon më shumë shpjegime në kontekstin aktual.

Pasi një ngërç, do të ishte edhe një zgjatje në kohë e luftës, aty ku janë aktualisht linjat e frontit, ose ndoshta do të konsiderohej përgjithësisht si një humbje për forcat ruse. Shpeshherë ajo që nevojitet për një interes të ndërsjellë për negociata, nuk është thjesht një ngërç, por edhe një testim dhe shterim i mundësive ushtarake, që të dyja palët shpresonin

se do t’i nxirrte nga ngërçi. Nëse situata kthehet dukshëm në favor të njërës palë, ajo ka të ngjarë që t’i konsiderojë si të panevojshme negociatat për të arritur objektivat e saj.

Anasjelltas, pala humbëse me një pozitë ushtarake të pafavorshëm, mund të jetë gjithashtu e pa interesuar për negociata, pasi do të bisedonte nga pozita më të dobëta. Pala humbëse, do të dëshironte të bënte më shumë përpjekje ushtarake, për të forcuar pozicionin e saj negociues.

Zhvillimet në vitin e parë të Luftës Koreane, janë një shembull tipik. Në atë kohë lufta ose po shkonte shumë mirë ose shumë keq për të dyja palët, dhe kjo e bënte të pamundur negocimin e një armëpushimi. Në fazën fillestare, gjërat po shkonin mirë për forcat e Koresë së Veriut që kishin sulmuar Jugun, pra mirë për komunistët, dhe keq për forcat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pasi zbarkimi i gjeneralit amerikan Douglas MacArthur në Inchon ndryshoi situatën, pati një periudhë të shkurtër kur komunistët ishin më pak të interesuar për bisedimet e paqes. Në atë moment lufta po shkonte shumë mirë për palën e OKB-së, dhe çlirimi i Koresë së Veriut dukej një objektiv i arritshëm.

Ndërhyrja e Kinës në atë luftë e ndryshoi sërish situatën, këtë herë në kahun e kundërt. Vetëm kur forcat e OKB-së e ndalën avancimin e kinezëve, dhe e shtynë vijën e frontit aty ku kishte qenë në fillim të luftës, të dyja palët arritën në përfundimin se i kishin shterur mundësitë për një fitore ushtarake, ndaj u ulën të negocionin.

Dinamika që shfaqi Lufta e Koresë, përfshinte edhe fuqinë e perceptuar të negociatave që do të ketë secila palë kur të negociojë. Një faktor tjetër që është shpesh në lojë, ka të bëjë me krenarinë dhe reputacionin e një force ushtarake dhe të kombit që e zotëron atë.

Presidenti egjiptian Anëar Sadat e nisi Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1973, kryesisht për të rivendosur prestigjin e Egjiptit dhe të ushtrisë së tij, pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër Izraelit në vitin 1967.

Kur një armëpushim i dha fund luftimeve, Izraeli ishte duke fituar, por forcat egjiptiane kishin bërë një paraqitje shumë më të respektueshme në atë luftë, duke e riparuar disi imazhin, dhe i dhanë mundësi Sadatin ta mbante kokën lart kur udhëtoi pak javë më vonë drejt Izraelit, për të filluar negocimin e një traktati paqeje.

Faktorë të ngjashëm janë të përshtatshëm për Putinin dhe ushtrinë ruse. Për të pranuar çdo fund të negociuar të kësaj lufte, presidentit rus i duhet ndoshta që forcat e tij të tërhiqen nga Ukraina me një reputacion të paprekur.

Kjo nuk do të ndikojë vetëm tek negociatat për statusin e Ukrainës, por edhe për konflikte dhe çështje të tjera, në të cilat mund të përfshihet Rusia në të ardhmen. Edhe nëse Putini i ka rishikuar tashmë llogaritë e tij, pasi ekspedita e tij ushtarake në Ukrainë po has në shumë më tepër vështirësi nga sa mund ta kishte parashikuar, dhe edhe nëse ai po mendon seriozisht për një kompromis me ukrainasit, ai ndoshta e sheh të nevojshme t’i shkaktojë ukrainasve sa më shumë dëme dhe të marrë sa më shumë territor, dhe më pas të ulet të bisedojë.

Lajmi i keq është se kjo do të nënkuptonte më shumë luftë, më shumë shkatërrim dhe më shumë vuajtje për ukrainasit (por edhe për ushtarët rusë). Natyrisht, për të gjithë të interesuarit, do të ishte më mirë nëse nuk do të ishte kështu.

Lajmi i mirë është se veprime të tilla sulmuese shtesë nga ana e rusëve, nuk do të nënkuptonin domosdoshmërisht objektiva gjithnjë e më të zgjeruara ruse. Por qeveritë perëndimore dhe ukrainasit do të duhet ta pranojnë këtë mundësi, dhe të mos supozojnë gabimisht më të keqen tek qëllimet e Putinit./ Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Shënim:Paul Pillar, ish-oficer i CIA për 28 vite, i ngarkuar me misione në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Ka qenë edhe anëtar i Këshillin Kombëtar të Inteligjencës.

Next Post
Qytetarët të revoltuar për rritjen e çmimeve: Më mirë kemi qenë në kohën e Enverit! Atje ku është lufta, nafta 1 euro

Qytetarët të revoltuar për rritjen e çmimeve: Më mirë kemi qenë në kohën e Enverit! Atje ku është lufta, nafta 1 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

December 7, 2025
Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

December 7, 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

December 7, 2025
Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

December 7, 2025
Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

December 7, 2025
Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

December 7, 2025
Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin

Rama: Më mirë Saliu se Salianji dhe dy Doktorët, i ashpëri dhe delikati

December 7, 2025
“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

December 7, 2025
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Rithemelimi i vërtetë i PD ose fundi i saj

December 7, 2025
“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In