Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi,ne nje status në rrjetin social “Facebook”, bëri me dije sot se vazhdon shpërndarja e ndihmave për zonat e përmbytura në Shijak.
“ Situata në zonën e Shijakut dhe zonat përreth kërkon një trajtim sa imediat për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të prekura nga përmbytjet, aq edhe me perspektiv, në mënyrë që të ndërhyjmë për të shmangur që ngjarje të tilla të mos përsëriten më’, shkruan Klosi.
Ministri i shoqëruar nga ambasadori i Katarit, Yousuf Hassen Al Saai, nënvizoi me banorët se “ tani që uji është larguar, duhet të evidentojmë problemet që sollën këtë përmbytje, në mënyrë që të bëhen ndërhyrjet e duhura si në kanalizime, ashtu edhe në lirimin e shtratit të lumit nga mbetjet dhe ndërtimet pa kriter’./ATA









