• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kontrata e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, reagon Qeveria pas akuzave të PD

by Lorenc Vangjeli
16/01/2016 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në deklaratën e sotme për media, deputetja e Partisë Demokratike Arbiola Halimi ngriti pretendimin për abuzime lidhur me procedurën e prokurimit publik për sistemin e kontabilitetit Oracle, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Ajo akuzoi ministrin e Shëndetësisë Beqaj se është ai përfitues i fondeve publike, duke zhytur shëndetësinë në korrupsion. Por disa orë më vonë ka ardhur edhe reagimi i Qeverisë në portalin Transparenca.al ku jep këtë sqarim:

Për kontratën e Intech+ me Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore

Në përgjigje të aludimeve të deputetes Halimi, sqarojmë se kontrata në fjalë është lidhur pas një procedure prokurimi tender i hapur elektronik, e zhvilluar me shumë se një vit më parë nga FSDKSH-ja, më datë 22/12/2014, për mbështetjen e sistemit ekzistues të kontabilitetit dhe auditit te FSDKSH-së. Ky sistem  është blerë që në vitin 2007 nga e njëjta kompani, si dhe është realizuar në periudhën 2007-2008, në bazë të kontratës Nr. 5/15 Prot., dt. 09.07.2007, me objekt “Blerje softi për menaxhimin financiar dhe burimeve njerëzore”, me vlerë 11,870,400 lekë.

Pra, shërbimi së cilit i referohet deklarata e PD-së ka të bëjë me përditësimin, apo siç njihet në gjuhën teknike, “upgrade” të shërbimit që parashikohet në Kontratën që shoqëria “Intech+”, sh.p.k., ka lidhur që më dt. 9/7/2007 me institucionin e atëhershëm të ISKSH-së, të drejtuar nga znj. Elvana Hana, dhe të realizuar me sukses deri më dt. 1/8/2008, në përputhje me të gjitha kërkesat e rregulloreve të prokurimit publik në fuqi këtë shërbim. Po ashtu, më 29/5/2012, është nënshkruar një tjetër shtesë kontrate prej 463,320 lekësh, midis së njëjtës kompani, Intech+ dhe ISKSH-së të drejtuar nga znj. Elvana Hana, për mirëmbajtjen e të njëjtit shërbim.

Ndërkohë, në Raportin Përfundimtar të Auditimit të ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2013, në pikën 13.2 dhe 13.4 citohet:

“Nga auditimi i Bilancit Përmbledhës të konsoliduar të FSDKSH-së, u konstatua se të gjitha drejtoritë rajonale përfshirë edhe Aparatin, mbajnë kontabilitetin në formate të përpunuar në excel. Kjo lloj praktike rrit probabilitetin e “gabimit njerëzor”, por komprometon dhe sigurinë e të dhënave duke krijuar hapësira të ndryshimit të të dhënave në çdo kohë dhe duke mos lënë gjurmë. Institucioni është pajisur me programin e kontabilitetit ORACLE (me bazë Oracle E-Bussines Suite), me të cilin aktualisht nuk operohet për mbajtjen e llogarive apo menaxhimin financiar. Institucioni (pra, FSDKSH) të marrë masa në mënyrë që sistemi Oracle të bëhet operativ dhe efiçent, në mënyrë që të shmanget mbajtja e të dhënave në formate excel-i.”

Duke qenë se shoqëria, Intech+ është i vetmi subjekt që mund të bëjë “upgrade” të softit që mundëson këtë shërbim, kjo shoqëri ishte edhe ofertues i vetëm në procedurën e prokurimit publik për mbështetjen e sistemit të administrimit financiar “Oracle E-Business Suite R12” që operon në FSDKSH, por në bazë të ligjit për prokurimin publik dhe të rregullave të prokurimit publik në fuqi, procedura e ndjekur edhe me një ofertues quhet e rregullt.

Ndërkohë, në Raportin e fundit të auditimit, të ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me objekt “Për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare” për vitin 2014, zbatimi i kontratës së me vlerë 8,496,000 lekë, dt. 22/12/2014 dhe përkundrejt asaj çfarë thuhet në deklaratën e deputetes së PD-së, ka qenë një projekt i suksesshëm i FSDKSH-së.

Ashtu siç është shpjeguar shumë qartë edhe nga verifikimi i procedurave të ndjekura dhe dokumentacionit në Raportin Përfundimtar të Auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, “Për auditimin e ushtruar në FSDKSH”, nuk është gjetur asnjë parregullsi dhe nuk ka asnjë rekomandim për dëm financiar.

Raporti i sipërcituar i KLSH konfirmon se procesi i prokurimit publik ka qenë tërësisht i rregullt, ku kërkesat kualifikuese të operatorit ekonomik fitues, në këtë rast, Intech+, kanë qenë në mbështetje të plotë të rregullave të prokurimit publik në fuqi, përfshirë edhe plotësimin e kërkesës kualifikuese nr. 3, ku kërkohet që Operatori Ekonomik duhet të jetë i certifikuar sipas standardit ISO 9001:2008, e cila është në të njëjtën fushë me kategorinë dhe specifikën e produkteve dhe shërbimeve të prokuruara.

Next Post

Përmbytjet/ Vijon shpërndarja e ndihmave në Shijak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

February 15, 2026
Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In