Zgjedhjet në 6 bashki/ Celibashi: Votimi elektronik 100% i sigurt! Rezultatin do ta kemi para të Martës!

Celibash

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën , për zgjedhjen e pjesshme që do të zhvillohet, nesër, më 6 mars për gjashtë bashkitë.

“Jemi në fazën përmbyllëse të dorëzimit të basë materiale. Sipas informacioneve kemi shpërndarë bazën materiale tek më shumë gjysma e komisioneve. kemi disa problematika në Shkodër dhe Vorë por jemi duke punuar për ta përshpejtuar procesin e dorëzimit të bazës material me qëllim që nesër në orën 07:00 të mos kemi asnjë problem”,  tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës , Celibashi tha se problemet janë në shpërndarjen e bazës material nga KZAZ tek Komisionet e qendrës së votimit.

Celibashi theksoi se qendrat e votimit në Shkodër nuk do të kenë asnjë ndryshim të vendndodhjes, ndërsa shtoi se Kodi Zgjedhor përcakton orën 22:00 të ditës së martë, por rezultatin e zgjedhjeve do ta kemi më shpejt.

Pjesë nga intervista:

“E them me siguri që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me procesin e votimit në Vorë. Në Vorë do të votohet nëpërmjet sistemit elektronik të votimin , që administrohet nga persona të autorizuar.”, tha ai.

Votimi elektronik në Vorë , sa i sigurt është?

Celibashi: Është 100 % i sigurt, është garancia e plotë e ruajtjes së garancisë së votës dhe e them me siguri të plotë. ne do të shpallim rezultatin sapo të mbyllet votimi, jo më shumë se një orë, duke pritur edhe përfundimin në qendrat e votimit. Në lidhje me emërimin e anëtarëve të grupit të numërimit nuk kemi asnjë problem. Ngelet për tu parë se si do të jetë ecuria gjatë ditës së nesërme. Të gjitha qendrat e votimit janë të mbuluara me operatorë që do të operojnë me pajisjen e identifikimit elektronik dhe deri tani nuk kemi problematika. Procesi i trajnimit për këto operatorë është trajtuar me korrektësi.

Kur mund të kemi një rezultat përfundimtar për 6 bashkitë?

Celibashi: Kodi Zgjedhor përcakton orën 22:00 të ditës së martë, por besoj se do ta kemi më shpejt rezultatin. Kemi marrë të gjitha masat. Gjithashtu besoj që partitë politike do të reflektojnë për të gjitha përgjegjësitë që ato kanë. Në faqen e internetit të KQZ do të gjendet çdo informacion i përditësuar çdo 1 orë në lidhje me pjesëmarrjen në votim. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com