• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në bursa bie, por Euro po rritet në tregun vendas: Çfarë po ndodh realisht!

by Java News
04/03/2022 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, duke arritur nivelin më të lartë në gati një vit. Forcimi i monedhës së përbashkët, ka tërhequr dhe të gjitha valutat e tjera, ku më e fortë ishte rritja e dollarit, i ndihmuar dhe nga mbiçmimi i tij në bursat ndërkombëtare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.07 lekë, ose 0.39 lekë më shumë se një ditë më parë. Në vetëm 4 ditë, euro është mbiçmuar me 1.75 lekë, rritja më e fortë që nga periudha kur sapo kishte filluar pandemia në mars 2020.

Euro në tregun e brendshëm është rritur, ndonëse në bursa ajo është e dobët, duke reflektuar për një kërkesë të lartë të brendshme.

Në bursat ndërkombëtare, euro po tregtohet me 1.1 dollarë, niveli më i ulët në gati një vit, si rrjedhojë e shqetësimeve që ka sjellë ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë në ekonominë europiane.

Rritja e fortë e euros ditët e fundit, sipas aktorëve të tregut lidhet me  krizën e çmimeve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka shtrenjtuar importet, ndërsa frika se ato mund të rriten edhe më shumë në të ardhmen po shtyn drejt blerjes së sasive më të mëdha të mallrave.

Burime nga bankat tregtare bëjnë të ditur se ditët e fundit ka pasur blerje të mëdha të euros nga kompani importuese, kryesisht nga sektorit energjetik, kompani të industrisë përpunuese, të sektorit farmaceutik, etj.

Sipas tyre, me shumë të ngjarë kursi i euros ka hyrë në një spirale rritëse, sepse një mbiçmim i shpejtë, i kombinuar me situatën shqetësuese globale, zakonisht i shtyn aktorët e tregut në panik dhe faktori psikologjik do të luajë një rol të madh.

I ndikuar dhe nga pozitat e forta në bursa, dollari në tregun vendas shënoi një rritje më të fortë, duke u këmbyer me 111.81 lekë, niveli më i lartë në gati dy vjet, që nga prilli i vitit 2020.

Me pasiguritë e shtuara, aktorët e tregut pohojnë se është e vështirë të parashikohet se si do të vijojë ecuria e kursit. Panorama

Next Post
Pasi bllokoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca paraqet dokumentin për zgjerimin e BE

Siguria bërthamore në Ukrainë/ Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së OKB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In