• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po e shpartallon opozita elektoratin e vet më 6 mars

by Plator Nesturi
03/03/2022 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Situata e luftës në Ukrainë dhe fokusimi i vëmendjes së opinionit publik tek pasojat e agresionit rus, duket se kanë lënë disi mënjanë betejën elektorale për 6 bashkitë që do të zhvillohen në fundjavë. Beteja politike vijon, ndonëse ajo çfarë bie në sy është se në të po mungon grinta dhe dëshira e përballjes. Ka një arësye për këtë dhe mumd të justifikohet me situatën në të cilën po kalon opozita e cila hyn e fragmentarizuar dhe mandje në konkurencë me njëra tjetrën. Çka e bën pozicionin e maxhorancës së tepërmi komod në një garë që ndonëse nuk ka ndonjë peshë të veçantë, gjithësesi shërben për testim të besueshmërisë në elektorat. Jo rastësisht vërehet se përfshirja direkte e kryeministrit në fushatën elektorale ka qenë në nivelet mimimale dhe më së tepërmi ajo i është besuar, sekretarit të Përgjithsëm të PS, kandidatëve për kryetarë si drejtuesve politikë rajonalë. Vetëm dje e pamë kreun e PS të zbresë në fushën e Lushnjës ku do të garohet në datën 6 mars, dhe përfshihet duke shigjetuar kundërshtarët politikë të cilët i sheh pa vision dhe të kompleksuar nga lufta e tyre të brendshme që u ka shpartalluar elektoratin.

Kjo situatë e mjegullsisë politike që ka përfshirë opozitën në përgjithësi, natyrshëm që do të reflektojë dhe në mënyrën si po e zhvillojnë fushatën dhe garën elektorale. Garë e cila më së tepërmi është një ballafaqim midis dy palëve, të siglës zyrtare të PD dhe të vetëlarguarit që kanë bërë koalicion me LSI. Të dyja flasin në emër të të njëjtit elektorat, të së njëjtës anëtarësi dhe që në fakt po e çojnë në një thertore votash fatin e ish PD të dikurshme. Përderisa këto zgjedhje shihen jo si mundësi fitoreje por si një ballafaqim se cila midis palëve ka më tepër peshë tek votuesit e djathtë, gara do të jetë se kush do të ketë një votë më tepër. Pjesa tjetër ka pak rëndësi dhe pak interes për drejtuesit e të dy kampeve opozitarë. Çështja është se si do të ndikojë ky rezultat të nesërmen e shpalljes zyrtare të renditjes në betejën e mëtejshme midis tyre. Pikërisht obi rezultatin që do të dalë do të përcaktohen dhe strategjitë dhe taktikat që do të ndjekin për të goditur me fort e më egër njëri tjetrin nesër.

Pavarësisht se zgjedhjet nuk kanë një ndikim direkt në mbarëvajtjen e jetës politike, kjo dhe për faktin që kryetarët e rinj të mandatuar prej tyre do të jenë me një afat njëvjeçar në detyrë, natyrshëm kanë vlerën e tyre kur bëhet fjalë për bashki të rëndësishme. Qytete të rëndësishme si Durrësi, Shkodra dhe Lushnja janë jo vetëm bashki me peshë por shërbejnë dhe si një test prove për tre zona: Shkodra për veriun, Durrësi për Shqipërinë e Mesme dhe Lushnja si pragu i hyrjes për jugun. Në këtë aspekt ato shërbejnë dhe tregues për të parë gjendjen aktuale ndërsa zgjedhejet e përgjithshme ka thuajse një vit që janë zhvilluar, për të parë dobësitë dhe llogaritur punën për zgjedhjet e vërteta lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Pikërisht për arësyet e fundit kanë vlerë dhe zgjedhjet që zhvillohen në Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë, të cilat pavarësisht rëndësisë morale, kanë jo të njëjtën peshë krahasimore. Gjithësesi, ajo që duket se do të ketë vlerë për çështejt organizative të partive politike do të jetë evidentimi i dobësive për të korigjuar shënjestrën për betejën elektorale të vitit të ardhshëm. Ky aspekt i vlen më së tepërmi strukturave të PS të cilat nuk janë në kushte krize siç është opozita e ndarë, çka mund ti shërbejë për të bërë një godotje fatale pikërisht për zgjdhjet e përgjithsme locale të 2023. Basti i vërtetë dhe vlera e 6 marsit është pikërisht për to.

Opozita, në proceset vetasgjësuese që ndodhet, nuk e ka këtë komoditet. Dhe tashmë beteja zhvillohet qoftë edhe për një votë jo më ndaj maxhorancës por ndaj kampit kundërshtar. Pikërisht ky fragmentarizim ia ul shanset thuajse në pamundësi për të arritur të fitojë qoftë edhe një bashki të vetme. Logjika elektorale nuk jep asnjë optimizëm për secilin kaj të opozitës ndërsa antëraësia, militantët dhe votuesit do të ndahen. Në kushtet kur nuk duket se njëra palë ka dominacë ndaj tjetrës, është e pamundur që të kesh një rezultat fitimtari. Edhe sondazhet serioze që janë kryer, më së tepërmi janë fokusuar se cila nga dy kampet opozitare ka një mbivendosje ndaj tjetrit sesa të merret se kush fiton bashkitë. Edhe sondazhet më optimiste arrijnë deri te një fitore e mundshme e bashkisë së Shkodër nga kundërshtarët e Bashës, gjë e cila sidoqoftë duhet vertëtuar në votime përderisa elektoratit të thjeshtë nuk i hyn në xhep përplaska midis palëve dhe ska pse ia beson drejtimi local të komunitetit dikujt që është i zënë me përplasjet politike që ndodhin midis opozitës.

Nga ana tjetër, në sondazhe vërehet se në disa bashki del Basha përpara Foltores, dhe në disa të tjera del koalicioni i Berishës me LSI. Kjo dëshmon se është tëpër larg ideja se njëra palë ka dominancë absolute ndaj tketrës çka mund ti japë të drejtë morale se i takon pikërisht të parit të jetë përfaqësues i opozitës. Beteja midis tyre, në rast të një barazpeshe, duket se do të vijojë gjatë çka nuk do ti japë shans opozitës të bjerë në qetësi për të lepirë plagët e humbejeve rrad

Next Post
Lufta/ Moska: Bisedimet me Ukrainën do të zhvillohen në Bjellorusi në orën 13:00!

Lufta/ Moska: Bisedimet me Ukrainën do të zhvillohen në Bjellorusi në orën 13:00!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

December 31, 2025
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

December 31, 2025
Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com