• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pushtimi rus/ Edi Rama nxjerr foton e rrallë: Dy fëmijë nderojnë ushtarët ukrainas që ikin në luftë (Foto)

by Java News
27/02/2022 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, një foto të dy fëmijëve ukrainas që nderojnë ushtarët e kombit të tyre teksa drejtohen për t’u për t’u përballuar me forcat ruse.

Ndërkaq, ditën e djeshme Rama siguroi se vendi ynë është i gatshëm të presë qytetarët ukrainas që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas sulmit nga Rusia.Sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme që e ka bërë vendi ynë gjithmonë si një detyrë morale që do t’u trashëgohet fëmijëve si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij vendi dhe kombi.

 Ai theksoi se e dha këtë informacion për të shmangur çdo spekulim, do vijnë 200 mijë, 300 mijë, pasi nuk bëhet fjalë për shifra të tilla. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Rama tha se edhe vendet e tjera kanë ofruar mbështetje për ukrainasit që braktisin vendin.

“Sot në samit jemi angazhuar, këtë herë e kanë bërë ketë gjë edhe vende të tjera, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit familjarët që largohen apo do largohen nga Ukraina që sigurisht për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne, dhe kjo është pasuria që kemi detyrë t’ua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi. Në këtë situatë dhe në këtë konflikt, çështja e këtyre njerëzve do të jetë shumë në vëmendje të shumë vendeve. Dhe të gjitha vendet pa përjashtim janë shprehur hapur për këtë gjë. Sidoqoftë, desha ta jap këtë informacion edhe për të shmangur spekulimet që do vijnë 100 mijë, që do vijnë 200 mijë, që do vijnë 2 milionë siç do vinin atëherë, nga 600 mijë sepse nuk bëhet fjalë për shifra të tilla, por për shifra me shumë më pak zero dhe dihet që jemi në një fazë të jetës sonë politike dhe sociale ku zerot i kemi si kusur që i shtojmë në fund të fjalisë kur komunikojmë me njëri-tjetrin në debatin politik apo në thashethemin social”, deklaroi Rama.

Kryeministri garantoi qytetarët shqiptarë se qeveria shqiptare do të bëjë çmos që çmimi i energjisë në Shqipëri të mos rritet.
 “Ka një valë të inflacionit sugjeruar me rritje të çmimeve në përgjithësi si një pasojë e drejtpërdrejtë të rikthimit të ekonomisë pas shtrëngimit nga pandemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që unë kam pasur me kolegët në vigjilje të këtij takimi, çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë, ku në vendet fqinje ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë. Ne jemi zotuar që do bëjmë çmos që ta mbajmë nën kontroll çmimin e energjisë. Për këtë kemi bërë dhe një ndryshim rrënjësor të gjithë skemës së trajtimit të eksportit dhe importit të energjisë dhe deri tani kemi arritur t’ia dalim, që ndodh si rezultat i një sforcoje të madhe të qeverisë. Qeveritë vlerësohen për atë që ndodh, por sytë e ekonomistëve e vlerësojnë për atë që nuk e lënë të ndodhë”, tha Rama.

Por Kryeministri i cilësoi si qiqra në hell kërkesat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe shoqatave të biznesit, lidhur me krizën energjetike që pritet të godasë Evropën.

“Më vjen shumë keq që një grup përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë dalë me kërkesa sikur kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë dijeni për ngjarjet në tokë. Të dalësh të kërkosh të tilla qiqra kur një hell i nxehtë po rrotullohet në Evropë, vetëm këtu mund të bëj vaki”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka goditur të drejtën ndërkombëtare dhe ka sfiduar politikën. Sipas tij Shqipëria, ndryshe nga shumë shtete të ndryshme të NATO-s, nuk ka varësi të konsiderueshme ndaj Rusisë.

Po ashtu, Rama bëri me dije se do të takojë homologun britanik, Boris Johnson në ditët e ardhshme. Kreu i qeverisë deklaroi se pjesë e këtij diskutimi do të jetë situata në Ukrainë.

“Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme”, theksoi z.Rama.

Next Post
Edhe një dënim simbolik, por që mund t’i djegë pak Putinit. Federata ndërkombëtare e xhudos i heq të gjitha privilegjet

Edhe një dënim simbolik, por që mund t'i djegë pak Putinit. Federata ndërkombëtare e xhudos i heq të gjitha privilegjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In