• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ngec përparimi rus në Kiev’/ Paralajmërimi i zyrtarit të lartë amerikan: Po përballen me më shumë rezistencë sesa prisnin

by Java News
26/02/2022 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërthime dhe të shtëna armësh mund të dëgjoheshin të shtunën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa forcat ruse dhe ukrainase, luftonin për kontrollin e qytetit.

Zyrtarët ukrainas po u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit të ndihmojnë mbrojtjen e Kievit kundër forcave ruse. Një bazë ushtarake në kryeqytet u sulmua, por ushtria e Ukrainës tha se sulmi u zmbraps.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kishte parashikuar se sulmet në Kiev do të bëheshin më intensive të shtunën.

“Kievi kërkon vëmendje të veçantë,” tha ai të shtunën. “Ne nuk mund ta humbim kryeqytetin.”

Forcat ruse që po përparojnë në Kiev dhe qytete të tjera si pjesë e një plani për t’i “prerë kokën” qeverisë së Ukrainës, duket se kanë humbur njëfarë vrulli, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.

Shpërthimet dhe të shtënat me armë vazhduan të premten në zonat afër Kharkivit në veri dhe Khersonit në jug, ndërsa forcat ruse vazhduan një marshim të ngadaltë më tej në Ukrainë.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, duke folur me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se forcat ruse kishin lëshuar një breshëri prej më shumë se 200 raketash që nga fillimi i sulmit, shumica e të cilave synonin ushtrinë ukrainase.

Por, zyrtari tha se shërbimet e zbulimit thanë se operacioni nuk po shkon ashtu siç mund të kishin shpresuar komandantët rusë.

“Rusët kanë humbur pak nga momenti i tyre,” tha zyrtari. “Ata nuk po përparojnë aq larg ose aq shpejt sa ne besojmë se ata prisnin që të bënin”.

Përparimi rus në Kiev, në veçanti, duket se ka ngecur.

“Ata po përballen me më shumë rezistencë sesa prisnin”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se forcat ruse nuk kishin arritur ende epërsi ajrore, pavarësisht një përparësie numerike dhe përpjekjeve për të eliminuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Komanda dhe kontrolli i Ukrainës “është i paprekur”, shtoi zyrtari.

Në Kiev, presidenti Zelenskyy u përpoq të qetësojë kombin, duke hedhur poshtë zërat se ai ishte larguar nga qyteti dhe duke këmbëngulur se ai dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë “janë të gjithë këtu, duke mbrojtur pavarësinë tonë, shtetin tonë”./ VOA

g.kosovari

Next Post
Lufta në Ukrainë fut në ankth Chelsea/ Tuchel: Po shkakton ‘pasiguri të madhe’ në klub nga lidhjet Abramovich me Putin

Lufta në Ukrainë fut në ankth Chelsea/ Tuchel: Po shkakton 'pasiguri të madhe' në klub nga lidhjet Abramovich me Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In