Në fund të muajit shkurt do të nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave të punonjësve.
Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë Ministria e Financave do të “zbarkojë” në terren për të parë situatën me informalitetin.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka shtuar se kontrollet do të realizohen nga Inspektorati i Punës.
“Ka dalë në një rezultat ku kam identifikuar një numër subjektesh që kanë risk më të lartë potencial për abuzim me deklarimin e pagave të punonjësve dhe shumë shpejt do të fillojnë kontrollet në këto subjekte me qëllim evidentimin e këtyre dukurive.
Grupi ka filluar të punojë intesivisht. Shumë shpejt do të fillojnë si kontrollet në vend nga Inspektori i punës nga drejtoria e tatime. Synimi jon nuk është penalizmi i bizneseve por sensibilizimi për të bërë vetedeklarimet.
Instancat shtetërore do të kryejnë detyrën dhe në rastin kur nuk do të ketë vetëdeklarime do të merren masat.
Që prej fundit të këtij muaji do të nisin kontrollet dhe administrata tatimore do të bëjë njoftimet. Administrata tatimore nuk kontrollon pa njoftuar më parë”, u shpreh ministrja e Financave.
g.kosovari











