• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arroganca e Rusisë ndaj Perëndimit, kalohet vija e kuqe/ Si do reagojë BE dhe SHBA ?

by Java News
22/02/2022 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njohja e territoreve separatiste nga Putini shuan gjasat për samite diplomatike. BE dhe SHBA reagojnë me sanksione ndaj lëvizjes së fundit nga Moska.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i njohu dy rajonet e pretenduara prej separatistëve në lindje të Ukrainës – duke kaluar kësisoj vijën e kuqe, sipas këndvështrimit të Bashkimit Europian (BE) dhe NATO-s. Pasi Putini nënshkroi dekretin për njohjen si „Republika Popullore” të rajoneve „Donjeck” dhe „Luhansk” duke e deklaruar këtë në një fjalim në televizion, në mbrëmje BE deklaroi në Bruksel vendosjen e sanksioneve të reja ndaj personave dhe institucioneve ruse.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, deklaruan, se Putini me këtë hap shkel të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Minskut, që parashikonte procesin e paqes mes Ukrainës dhe separatistëve. “Unioni do të reagojë me sanksione kundër të gjithëve, që janë të përfshirë në kërë vepër ilegale”, thuhet në një deklaratë të krerëve të BE-së. Se çfarë sanksionesh saktësisht do të vendosen, kjo ende nuk u komunikua. Për këtë do të vendosin ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtare në Bruksel ose Këshilli i Ministrave.

Një samit nuk ka gjasë të zhvillohet

Me këtë janë zbehur shanset për zgjidhje diplomatike, për të cilën deri të dielën (20.02) dukej se ende kishte një fije shprese. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi pas një mbledhjeje që zgjati dhjetë orë në Bruksel me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, se ai nuk beson se mund të zhvillohet samiti i parashikuar mes presidentit të SHBA-së dhe atij të Rusisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron të dielën (20.02) bisedoi për tri orë në telefon me Vladimir Putinin dhe më pas deklaroi, se ka mundësi për një samit dhe zgjidhje diplomatike të krizës. Nga Kremlini të hënën në mëngjes u tha, se ende nuk ka një plan konkret për një samit. Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Anthony Blinken dhe homologu i tij rus, Sergej Lavrov, të enjten ranë dakord për një takim të nivelit të lartë në Gjenevë. Tani nuk ka shpresë as për këtë takim. Përpara një muaji Blinken dhe Lavrov u takuan në Gjenevë, por nuk arritën asnjë rezultat nga bisedimet.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, i cili ishte i ftuar sërish në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, e pati përshëndetur idenë e këtij samiti. Ai tha, se homologu i tij nga SHBA i pati siguruar, që vendimet nuk do të merren duke anashkaluar Ukrainën. Franca, Gjermania dhe Ukraina patën iniciuar rigjallërimin e formatit të Nordmandisë.

Treffen der EU-AußenministerMinistrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock me homologun nga Polonia Zbiegniev Rau dhe të ngarkuarin e BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrel në Bruksel

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel siguroi, se „ne nuk flasim për Ukrainën, por me Ukrainën”. Ne do të përpiqemi me të gjitha mundësitë. “Për këtë arsye telefonojmë papushim me kolegun tonë rus.” Ministrja e Jashtme Baerbock bëri të qartë se, me Rusinë mund të flasim për më shumë transparencë, stërvitje ushtarake dhe interesa sigurie, por jo për parimet e marrëveshjeve europiane. Këto marrëveshje përcaktojnë, që secili vend mund të zgjedhë vet se në çfarë aleance do të anëtarësohet, edhe Ukraina ose të tjera ish-republika sovjetike. Baerbock i kërkoi qeverisë ruse direkt: “Kthehuni në tryezën e bisedimeve! Ne po ju presim.”

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, në intervistë për DW, u shpreh, që tani BE-ja duhet ta përshpejtojë afrimin e Ukrainës drejt antarësimit. Nëse mbyllet porta e NATO-s, atëherë duhet të hapet edhe më shumë porta e BE-së. “Unë do ta mbështesja, nëse Ukraina merr një sinjal më të fortë europian, një përgjigje më të fortë europiane”, tha Kallas.

Diplomacia vazhdon

Megjithatë edhe njohja e Luhanskit dhe Donjeckut ose një ndërhyrje ushtarake nuk do të thonin fundi i diplomacisë, mendon ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. “Ne nuk duam luftë”, tha ai, „portat për diplomaci asnjëherë nuk janë të mbyllura. Edhe nëse bëhet luftë, ka gjithmonë një mundësi për kontakte. Por agresori duhet të tregojë, se është i gatshëm për t’u tërhequr.” /DW

Next Post
FOTO nga momentet e tensionit te “5 Maji”/ IKMT nis shembjen e banesave, banorët përplasen me policinë

FOTO nga momentet e tensionit te “5 Maji”/ IKMT nis shembjen e banesave, banorët përplasen me policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In